13 aprile 2014

Shëngjini do të jetë ndryshe këtë sezon turistik. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe rruga e Kunës do të jenë gati brenda qershorit/2014

Published on Apr 13, 2014

Shëngjini do të jetë ndryshe këtë sezon turistik. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe rruga e Kunës do të jenë gati brenda qershorit.
Ndërhyrja për të përfunduar dy investime kaq të rëndësishme ka nisur. Kjo shihet si një tjetër objektiv që do të rrisë numrin e pushuesve ashtu si dhe shërbimet që do të ofrohen gjatë sezonit turistik të kësaj vere.
Për kren e komunës Salvador Kaçaj, përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës, shërbimeve dhe mbi të gjitha pastërtia e ujit dhe rërës janë elemente që po e kthejnë këtë bregdet në njërin ndër më të frekuentuarit në vend. Kaçaj ka bërë të ditur se ky ritem që po ndiqet në këtë zonë bregdetare do të japë impakt të shpejtë në tërheqjen e turistëve të huaj.
Përfundimi i kanalizimeve të ujërave të zeza do të mundesojë ndërhyrjen për qendrën e Shëngjinit, ndërsa përfundimi i rrugës së Kunës do ta zhvillojë edhe më shumë këtë zonë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate