18 aprile 2014

Panair me punime artizanale në Myzeqe

Nga ekspozita e kostumografisë myzeqare
Nga ekspozita e kostumografisë myzeqare
TIRANË,18 Prill /ATSH.N.Lena/- Në sheshin qëndror të qytetit të Fierit, u zhvillua një ditë më parë  “Panairi i punimeve artizanale” të zonës së Myzeqesë, organizuar nga Drejtoria e Turizmit pranë Keshillit të Qarkut Fier dhe Departamenti i Koordinim Zhvillimit pranë Bashkisë Fier. Në këtë panair morën pjesë 20 artizane nga qytetet Fier, Lushnje, Patos, Roskovec.
Në të gjitha punimet shprehej etnografia, arti dhe tradita shqiptare, por jo vetëm, punimet  kishin nderthurje me një stilizim modern e bashkekohorë. Vlen për t`u vlerësuar puna e organizatës joqeveritare ” Mjedisi dhe zhvillimi social” i mbështetur nga kompania e nxjerjes së naftës në Zharrës“Bankers Petrolium” e cila ka mbledhur rreth saj gra në nevojë për të gjeneruar të ardhura prej punimeve artizanale. Gjithashtu, edhe kisha katolike në prag të kremtimit të pashkëve, promovoi mjaft punime kreative ndaj të cilave u shpreh interes nga komuniteti.
Punimet artizanale që tërhoqën më tepër vëmëndje ishin kostumet popullore të trevës së Myzeqesë dhe Tiranës të  punuara nga artizane fierake.
Panairi ishte një start për këtë vit, për të vazhduar me panairin në “Ditët e Trashëgimisë Popullore” që do të zhvillohet në Shtator  të këtij viti,kjo nismë do të jetë dhe vazhdimësia për të ruajtur traditën dhe për t`i ardhur në mbështetje shtresave në nevojë dhe në vecanti gruas Myzeqare./a.g/ http://www.ata.gov.al/panair-me-punime-artizanale-ne-myzeqe-95309.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate