TIRANË, 28 Prill/ATSH/.- Kryetari i parlamentit grek, Vangelis Meimarakis gjatë takimit në Tiranë të Nismës Adriatiko-Joniane u shpreh për nxitjen e turizmit të të rinjve, si një mënyrë për promovimin e vendeve të këtij rajoni.
“Gjatë viteve të fundit të rinjtë deri në 30 vjeç udhëtojnë gjithnjë e më shpesh dhe udhëtimet e tyre kanë një vlerë më shumë, pasi nuk bëhen vetëm nga detyrime profesionale, por se janë në kërkim të eksperiencave, kulturave të reja dhe alternativave të ndryshme. Meqë janë më të familjarizuar me teknologjinë dhe mediat sociale reklamimi që mund të bëhet për këto vende merr fuqi më të madhe”, tha kryeparlamentari grek.
Në këto raste, theksoi ai, të rinjtë mund të funksionojnë si një faktor pozitiv (pa përjashtuar dhe atë negativ) në vlerësimin e këtyre vendeve. Ndaj ne duhet të inkurajojmë turizmin e të rinjve, përmes përdorimit të teknologjisë së re, theksoi Meamarakis.
Paraditen e sotme, nën kujdesin e Kuvendit të Shqpërisë po zhvillohet në Tiranë konferenca e kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Temë e diskutimeve të tyre është “Afrimi me Bashkimin Evropian”, “Promovimi i mirëqenies së qëndrueshme ekonomike dhe sociale të rajonit Adriatik dhe Jon”, etj. /a.s/./a.g/http://www.ata.gov.al/nisma-adriatiko-joniane-meimarakis-te-inkurajojme-turizmin-e-te-rinjve-99860.html

Nessun commento:
Posta un commento