Nën sloganin “Për një Orikum të pastër”, bashkia e këtij qyteti ka mobilizuar punonjësit e saj së bashku me të gjithë operatorët turistikë për të pastruar vijën bregdetare.
I kthyer në traditë, aksioni për pastrimin e zonës bregdetare të Orikumit do të vijojë deri në fund të muajit maj. Periudhë në të cilën kryhet dhe çelja e sezonit turistik në këtë qytet.
Çdo vit Bashkia e Orikumit organizon aksione për pastrimin e plazheve nga mbeturina të ndryshme. Vihet re se në këtë zonë ka vetëm mbetje të ardhura nga deti dhe jo mbeturina urbane. / Top Channel http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=276090
Nessun commento:
Posta un commento