20 aprile 2014

Nisin ditët e turizmit shqiptar në Kosovë, një iniciativë e ambasadës shqiptare në Kosovë, që synon njohjen dhe promovimin e resurseve të përbashkëta turistike mes dy vendeve tona

pogradec
Pogradec
TIRANE ,19 Prill/ATSH/- Nisin ditët e turizmit shqiptar në Kosovë, një iniciativë e ambasadës shqiptare në Kosovë, që synon njohjen dhe promovimin e resurseve të përbashkëta turistike mes dy vendeve tona. Sot në Komunën e Gjakovës do të prezantohet Pogradeci, ku do të organizohet takimi mes kryetarëve të bashkive respektive Mimoza Kusari Lila dhe Artan Shkëmbi, së bashku me përfaqësues të biznesit.  Aktivitetet e përbashkëta do të vijojnë në pallatin e kulturës, ku do të prezantohet për publikun filmi dokumentar “Pogradeci Turistik”. Për pjesëmarrësit do të jepet koncert me këngë e valle pogradecare, do të zhvillohen takime B2B mes operatorëve të turizmit dhe biznesit të ndërtimit dhe do të vizitohet ekspozita e piktorit Anastas Kostandini. Ky event mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turzmit në kuadër të nismës për krijimin e paketës së përbashket turistike Shqipëri-Kosovë. Ditet në vijim do të organizohen aktivitete mes dy bashkive të tjera. Nisma Ditët e Turizmit Shqiptar synon prezantimin e ofertës turistike shqiptare në tregun kosovar në prag të çeljes së sezonit turistik 2014, por edhe njohjen e vlerave tona kulturore dhe pasurive natyrore si dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve./a.gjonaj/ /a.ke/ http://www.ata.gov.al/nisin-ditet-e-turizmit-shqiptar-ne-kosove-95719.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate