Krujë, 18 prill /ATSH-Gëzim Kabashi/-Turistët e huaj po shfaqin interesimin e tyre në rritje për muzeun etnografik të Krujës, i cili është vendosur në një banesë karakteristike të ndërtuar në vitin 1760.
Guida e këtij muzeu, Nurmir Ricaj, tha për ATSH-në se dhjetra turistë vendas dhe të huaj vizitojnë çdo ditë banesën 250-vjeçare, në të cilën ndodhen 1200 objekte origjinale, dëshmi e mënyrës së jetesës së popullsisë së kësaj treve në shekullin 18-19. Kohët e fundit në banesë janë kryer punime restauruese, ndërsa në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA janë instaluar dy monitorë “touch screen”, që funksionojnë me prekje dhe që mundësojnë informimin e vizitorëve vendas dhe të huaj me një sërë elementësh historikë dhe tradicionalë të objekteve që janë ekspozuar në muze. Gjatë vizitave turistët vendas dhe të huaj mund të ndjekin në tetë ekrane televizive, shfaqjen e fotove të hershme të punishteve dhe mjeshtrave të gdhëndjes, endjes së sixhadeve apo të zejeve të tjera të trevës së Krujës. 10 manekinë me kostume popullore, të përgatitura nga etnografja Afërdita Onuzi janë pjesë e ndryshimeve pozitive në muze-tha guida Rricaj.
Muzeu etnografik i Krujës është pjesë e kompleksit muzeal në oborrin e kalasë mesjetare, së bashku me muzeun historik kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ricaj tha se grupe turistike nga Çekia, Polonia dhe vende të tjera të Evropës kanë vlerësuar veçanërisht veglat e punës në mjediset e katit të parë, punimet e artizanëve në tavanet e odave të miqve, instrumentet muzikkore të viteve 1700 si dhe armët tradicionale.
Drejtoria e muzeve të Krujës ka financuar kohët e fundit punimet për përforcimin e banesës 250-vjeçare, si dhe përmirsimin e eksponateve të saj. Investimi e ka bërë më të sigurtë shtëpinë karakteristike brenda kalasë, e cila është kthyer në një destinacion turistik të përhershëm në qytetin historik të Krujës./z.t/http://www.ata.gov.al/kruje-muzeu-etnografik-interesim-i-turisteve-per-banesen-250-vjecare-95090.html

Nessun commento:
Posta un commento