14 aprile 2014

Suedi -Shqipëri, fluturime charter për sezonin veror 2014

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në vendin tonë z. Patrik Svenson. Gjatë takimit Ministrja Gjermeni e njohu ambasadorin me iniciativat e ndërmara nga Ministria në kuadër të promovimit të Shqipërisë si një destinacion turistik dhe portë hyrëse për investimet në Ballkan, duke vecuar iniciativën Branding Albania, konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e logos dhe mesazhit që do të përfaqësojë identitetin tonë kombëtar.
Ministria e njohu ambasadorin me reformën e inicuara nga Ministria në fushën e legalizimeve, planifikimit urban dhe turizmit. Ambasadori e njohu Ministren me mbështetjen që qeveria suedeze ka ofruar në kuadër të reformës ligjore dhe institucionale në vend.  
Palët ranë dakord të bashkëpunojnë sa i takon promovimit të turizmit dhe potencialeve turistike në vend. Ambasadori suedez e informoi ministren Gjermeni se duke nisur prej muajit maj do të nisë fluturimet Shqipëri-Suedi charteri i parë një herë në javë, vënë në dispozicion të turistëve suedezë të cilët duan të vizitojnë vendin tonë.
Sipas informacioneve të ambasadës suedeze në Tranë përgjatë periudhës maj-shtator janë planifikuar vizitat e 600 turistëve suedezë.  Shumë shpejt vendin tonë pritet ta vizitojnë gazetarë të huaj suedezë të cilët janë të interesuar të shkruajnë dhe promovojnë bukuritë që ofron vendi ynë. http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/suedi-shqiperi-fluturime-charter-per-sezonin-veror-2014&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate