28 aprile 2014

Shengjini, ne prag te sezonit turistik bregdeti ende si kantier ndertimi

..

Published on Apr 28, 2014

SHENGJIN- Pragsezoni turistik i këtij viti e ka gjetur zonën bregdetare të Shëngjinit në një kantier ndërtimi. Puna e nisur në fillim të muajit prill për kanalizimet e ujërave të zeza, si dhe rruga e Kunes ende nuk ka përfunduar. Përballë kësaj situate, operatorët turistikë në këtë zonë kanë reaguar ashpër, duke deklaruar se këto punime duhet të ishin kryer gjatë periudhës së dimrit dhe jo në fillim të sezonit turistik.

Ata shprehen se kjo po ndikon negativisht për ta, pasi numri i vizitorëve është mjaft i ulët pasi, kjo për faktin se pamja që të ofron Shëngjini nuk ajo çfarë ata kanë pritur.

Moti i ngrohtë dhe me diell ka bërë që bregdeti i Shëngjinit të frekuentohet nga vizitorët që në muajin mars, por kjo e ka gjetur të papërgatitur pushtetin vendor, i cili nuk ka marrë asnjë masë për t'i paraprirë sezonit turistik.

Tashmë duhet pritur fundi i muajit maj në qoftë se punimet e nisura do të përfundojnë, ashtu siç deklaroi pak ditë më parë kreu i komunës së Shëngjinit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate