22 aprile 2014

Masat e Ministrise se Turizmit per sezonin veror 2014

Tuesday, 22 April 2014 10:18
Masat e Ministrise se Turizmit per sezonin veror 2014.
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka ngritur Task – Forcen e Menaxhimit Turistik Veror, e cila do të jetë përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin e masave që do të garantojnë standarte, siguri dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Për herë të parë, të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin e sezonit turistik veror do të zbatojnë një plan masash të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ky plan masash do të garantojnë përmirësimin e standarteve dhe ofrimin e kushteve në drejtim të pastrimit të territorit, akseve nacionale dhe rrugeve dytësore. Do të garantojë rendin, qetësinë publike si dhe sigurinë në ujrat e brendshme, sigurinë rrugore dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe grupeve turistike. Masat parashikojnë dezinsektimin e zonave bregdetare dhe higjenë maksimale në këto zona. Celja e sezonit turistik do të kryhet në bashkëpunim me Agjensine Kombetare te Turizmit përmes aktiviteteve promovuese në bashkitë e qyteteve bregdetare.
- See more at: http://www.radiotravel.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=85926:masat-e-ministrise-se-turizmit-per-sezonin-veror-2014&Itemid=617#sthash.Q9A1FBl3.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate