TIRANE, 25 Prill/ATSH/- Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” pritet të krijoje në vitet në vijim standardet e turizmit që njohin dhe ruajnë vlerat e natyrës. Në këtë kuadër u nënshkrua të premten në Valbonë, marrëveshja për zhvillimin e turizmit midis përfaqsuesve të WWF Mesdhe, Ministrisë së Mjedisit, qeverisjes lokale, shërbimeve të mikpritjes dhe komunitetit të zonës. Ky angazhim nënkupton që parku i Valbonës do të kete në vitet në vijim, standarte të turizmit që njohin dhe ruajnë vlerat e natyrës, respektojnë traditat kulturore të vendit, promovojnë prodhimet lokale, duke i dhënë njëkohësisht asaj njohjen ndërkombëtare që i takon si destinacion elitar. Marrëveshja e sotme u arrit pas 6 muaj pune përgatitore të projektit Parqet Dinarike të Shqipërisë. “Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e trashëgimisë natyrore të zonës Valbonë”, tha Andrea Stefan, përfaqësuese e WWF. Marrëveshja e WWF me grupet lokale të interesit shënon fillimin e proçesit që do të vendosë Valbonën në hartën e parqeve europiane më të vizituar. Çertifikimi si park europian me turizëm të qëndrueshëm është mjet i shkëlqyer për promovimin e turizmit dhe zhvillimin e ekonomisë së zonës. Kështu njerëzit dhe natyra punojnë së bashku për të bërë më të mirën për Valbonen, theksoi Stefan.Ndërsa përfaqësuesit e qeverisjes lokale ishin entuziastë për të ardhmen e kësaj iniciative. “Ne jemi krenarë t’ju tregojmë turistëve bukuritë e Valbones sonë. Por mbi të gjitha duam që vizitorët e huaj dhe vendas të njohin mikpritjen e malësorit dhe thesaret e kulturës sonë. Me anë të çertifikimit të parkut Valbonë ne synojmë të promovojmë produktet ushqimore dhe artizanale të zonës si markat tona lokale”, u shpreh Rexhë Biberaj, Kryetar i Komunës Margegaj. Ekspertët e WWF dhe INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës Shqipëri) do të mbështesin grupet e interesit të zonës Valbonë drejt ngritjes së nje modeli të ri turizmi në parqet kombëtare që mund të ndiqet në të ardhmen nga 14 parqet e tjera te Shqipërisë. Puna e përbashkët në një forum të përhershëm të aktorëve lokalë dhe përgatitja e një strategjie zhvillimi janë dy prej kritereve më të rëndësishme në proçesin e aplikimit për çertifikim. Në përpjekje për t’a bërë rajonin e Parqeve Dinarike një markë turistike tërheqëse për turistët e huaj, WWF po mbështet në të njëjtën mënyrë 16 parqe të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Federatën Europiane të Parqeve. WWF është një nga organizatat më të mëdha dhe më të respektuara të mbrojtjes së natyrës me rreth 5 milionë mbështetës dhe një rrjet aktiv në 100 vende. Misioni I saj është të parandalojë degradimin e mjedisit dhe të ndërtojë një të ardhme në të cilën njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën, duke ruajtur diversitetin biologjik dhe përdorur burimet natyrore në mënyrë të qendrueshme. /a.gjonaj/ /a.ke/ http://www.ata.gov.al/wwf-nenshkruan-me-grupet-lokale-te-interesit-marreveshjen-per-zhvillimin-e-turizmit-te-qendrueshem-ne-valbone-98405.html
Nessun commento:
Posta un commento