30 aprile 2014

Shtatë projektet fituese të konkursit ¨Kullat e Vrojtimit¨ organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Projektet do të ndërtohen në plazhet: Velipojë, Durrës, Golem, Vlorë, Orikum, Dhërmi, Sarandë

Do jene funksional keto projekte per Funksionin qe duhet te kryejne apo thjeshte DESIGN??? Kjo eshte nje pyetje qe na lindi ne si HoteleriTurizemAlbania  pasi pame projektet fitues, nje gje qe vume re eshte se nuk ka hapsire per njerzit qe mund te kene nje shok nga dielli, pritja e ambulances ose mjekim i shpejte.....
C'FARE MUNGON TJETER???????????


Juria e përbërë nga arkitektët Martin Lecht, zviceran që prej vitesh jeton në Shqipëri, ekspert në konstruksionet e drurit dhe ato metalike, Gjon Radovani, zv.Ministër i Turizmit dhe arkitekt me një përvojë të gjatë pune në Gjermani, zonja Iris Ala, arkitekte dhe specialiste në dezajnin për ndërtesat dhe Gjergji Poçi, arkitekt i specializuar në arkitekturën e brendshme zgjodhi drejtpërdrejtë në Pasdite shtatë projektet fituese. 

“Shtatë projektet fituese do të ndërtohen. Këto kulla vrojtimi do të ndërtohen në shtatë vendet përkatëse duke shpresuar që të shumëfishohen dhe kjo kullë e vetme nuk ka asnjë funksion nëse nuk mbushet me njerëz që do të shërbejnë atje. Agjencia ka dy muaj që po merret me trajnimin e rojeve të plazhit. Ata po certifikohen në Malin e Zi. Është një shërbim bazë që do t’i jepet turizmit veror shqiptar, ndoshta për herë të parë”, thotë Gjon Radovani, zv.Ministër i Turizmit.

Në ambienet ku është zhvilluar konkursi, 16 studentë, nga një përfaqësues për secilin projekt për garën për ndërtimin e kullave vrojtuese ishte zhvendosur gazetari i Pasdites. 16 konkurentët dhanë nga një argumentim të shkurtër se përse projekti i tyre duhej të ishte fitues.

Në fund të prezantimit, juria e përbërë nga katër arkitektët zgjodhi si projekte fituese, shtatë projektet e mëposhtme:

Velipoja: Juria vendosi të zgjedhë fitues projektin me Kodin 0006
Durrësi: Fitues projekti me Kodin 0022
Golemi: Fitues u shpall projekti me Kodin 0001
Vlorë: Fitues u shpall projekti 0012
Orikumi: Fitues u shpall projekti me Kodin 0004
Dhërmiu: Fitoi projekti me Kodin 0005
Dhe në Sarandë: Fitues u shpall projekti me Kodin 0011.


Gjithë projektet fituese do të jetësohen në terrenet përkatëse nën mbikqyrjen e vetë arkitektëve të tyre.


/ Top Channel

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.245378302331621.1073741858.218222218380563&type=1 






Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate