17 aprile 2014

Startoi KONKURSI projekt ideja më e mirë “ Si ta bëjmë Tiranën një qytet turistik bashkëkohor”

Sot në ambjentet e Fakultetit të Ekonimisë (UT) startoi konkursi mbi idenë më të mirë të studentëve shqiptarë me temë:
“Si ta bëjmë Tiranën një Qytet Turistik dhe Bashkëkohor”
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), me mbështetjen e Fondacionit Gjerman “Hanns Seidel”, dhe në bashkëpunim me Bashkinë Tiranës, Fakultetin Ekonomik të Tiranës (UT), Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe Shoqaten Shqiptare të Turizmit jane organizatoret e këtij projekti stimulues, promovues dhe në mbështetje të të rinjve që janë e ardhmja e Shqipërisë.
Sot u prezantuan detaje rreth projektit, qëllimi i tij i cili është të bëjë të mundur përfshirjen e studenteve në përmirësimin e jetës turistike të qytetit të Tiranës, nëpërmjet hartimit të projekt-ideve se cfarë mendojnë ata se mund të ndryshojë në Tiranë për ta bërë Kryeqytetin tonë sa më atraktiv për turistët vëndas dhe të huaj, si dhe metodika e zhvillimit të tij në vazhdimësi.
Sot u prezantua edhe komisioni i vlerësimit ku fjalën hapëse e mbajti Z. Sulo Hadëri, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UT e me rradhë të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit:

Ø Znj. Nevila Xhindi , Nënkryetare e Bashkisë Tiranë
Ø Z. Ekrem Spahia , Drejtor i Turizmit, Bashkia Tiranë
Ø Znj. Nertila Mosko , Drejtore e Fondacionit “ Hanns Seidel”
Ø Z. Dhimitër Doka, Profesor i Fakultetit të Ekonomisë, UT
Ø Z. Zak Topuzi , Shoqata Shqiptare e Turizmit
Ø Znj. Franka Paloka, Eksperte e Turizmit
Znj. Julinda Dhame , Drejtore e Agjensisë Kombëtare të Turizmit është anëtare e komisionit por në pamundësi për të qënë e pranishme dërgoi një përfaqësues të Agjensisë kombëtare të Turizmit.
Vlerësimi do jetë transparent dhe do kryhet dyke zëvendësuar emrat me numra. Ajo që do ketë rëndësi do jetë përmbajtja, fryma novatore dhe vullneti për të bërë dicka të mirë për kryeqytetin , sic është dhe tema e këtij viti. Përfitimet do jenë certifikata pjesëmarrjeje, shpërmblim në vlerë monetare për më të mirët, botimi i një libri me projekt idetë, e shumë surpriza të tjera.

I inkurajojmë studentët të marrin pjesë dhe i urojmë shumë suksese ! 

https://www.facebook.com/ShoqataEBashkiveTeShqiperise?fref=ts

 A. Cili është qëllimi?
Qëllimi i Projektit është të bëjë të mundur përfshirjen e studentëve në përmirësimin e jetës turistike të qytetit, nëpërmjet hartimit të projekt-ideve.
B. Kush mund të aplikojë?
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë studentët e interesuar, në Shqipëri apo jashtë shtetit. Cdo aplikant mund ta dërgojë idenë e tij i vetëm ose në grup sipas template të mëposhtëm.

C. Çfarë përfitohet ?
− Çertifikatë për të gjithë pjesëmarrësit
− Prezantim në Konferencën që do organizohet në 15-20 Maj, 2014
− 10.000 Lekë të reja për 5 më të mirët
− Pjesëmarrje në Konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare
− Pjesëmarrje në projektet e Shoqatës së Bashkive
− Internship në Bashki dhe në Shoqatën e Bashkive
− Ndihmë për hartimin e temave të diplomës

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate