

Me këtë rast, në mjediset e Pallatit të Kulturës “Labëria” u zhvillua një bashkëbisedim ku ishin të pranishëm përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale, të shkollave të qytetit dhe nxënës. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhame, vlerësoi vizitën e miqve nga Italia, ndërkohë që theksoi se, kjo i shërben forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e turizmit. “Gjatë këtyre takimeve ne po shkëmbejmë përvojat reciproke, çka do të ndihmojë në përcjelljen e vlerave respektive”, theksoi Dhame. Sipas saj, përfitues të kësaj vizite do të jenë edhe nxënësit e shkollave, si dhe vetë institucionet arsimore të Vlorës, të cilat do të krijojnë kushtet për binjakëzim me institucione homologe në Itali.
Përfaqësues të grupit italian të pasionuar pas velave, theksuan mes të tjerash se tek një pjesë e opinionit të vendit të tyre, Shqipëria dhe resurset e saj turistike njihen shumë pak, ose aspak. Prandaj dhe në këtë kontekst, ata theksoi se kjo vizitë do t’i shërbejë njohjes së kapaciteteve që ofron Shqipëria dhe Vlorë në fushën e turizmit, çka mund të zgjojë interesin e qytetarëve italianë. Ata shtuan se, një nga drejtimet e këtij bashkëpunimi është turizmi detar dhe konkretisht velat, ku mund të ofrohen të rinj dhe të reja të kategorive të ndryshme, për të mësuar dhe praktikuar këtë sport, sipas një programi të detajuar.

Nessun commento:
Posta un commento