08 prill 2014 13:49
Në vendin tonë objektet muzeale janë neë gjendje të mjerueshme. Prej 20 vjetësh, askush nuk vë dorë në insitucionet, që përfaqësojnë kujtesën e kombit dhe të vendit. Specialistë nga rajoni diskutuan sot në Tiranë për përmirësimin e këtyre objekteve.
Muzetë në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh kanë mbetur në vend numëro. Asgjë nuk ka ndryshuar në konceptimin e pavioneve, ku pasqyrohen e artifaktet e periudhave të ndryshme historike. Këtë mangësi e e konstatojnë edhe specialistë të huaj. Maria Munktell përfaqësuese e “Trashëgimisëe Kulturore pa Kufij” këshillon se një vend të rëndësishëm duhet të zërë promovimi dhe përmirësimi i ekspozimit të objekteve.
Drejtori i Muzeut pranon se gjendja ekonomike dhe fizike e muzeut Historik Kombëtar është e mjerueshme. Megjithatë Melsi Labi thotë se ka një projekt për përmirësimin e pavioneve, por buxheti ende nuk ekziston.
Tashme Labi jep edhe një afat për përfundimin e punimeve të pavionit të Etnografisë, në të cilin po punohet prej 3 vitesh.
Mbi 60 profesionistë të muzeve nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), diskutuan dhe këmbyen mendime për mundësitë e përmirësimit të kushteve të vështira me të cilat përballen çdo ditë muzetë. http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/41007

Nessun commento:
Posta un commento