
Prof. Dr. Lorenc Bejko shpalosi gjurmët e periudhës prehistorike të Shqipërisë, duke filluar që nga epoka e paleolitit e deri në kohën e hekurit. Ai u fokusua në periudhën e neolitit, duke na dhënë fakte interesante sesi u kalua nga mënyra endacake e jetesës në jetën sedentare. Ai dha fakte me mjaft interes edhe për kohën e bakrit, bronzit dhe hekurit.
Në vijim e mori fjalën kuratori i pavijonit të lashtësisë Z. Ledio Xhoxhi, i cili foli për paraqitjen e objekteve prehistorike dhe vendosjen e tyre në këtë pavijon.
Nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar Z.Dorian Koçi, ndër të tjera tha: “Aktivitete të tilla për historinë e Shqipërisë do të vazhdojnë edhe në vijimësi me të tjerë profesorë të ftuar”.
Ky aktivitet u ndoq me interes nga të pranishmit.
Nessun commento:
Posta un commento