04 febbraio 2013

Më mungon Tirona ime, i dekorua me titullin “Fisnikëria e Tiranës”


Publikuar më 01.02.2013 
Ai është një ndër njohësit më të mirë të kryeqytetit shqiptar. Preferon që Tiranën, sot “Trup dhe Shpirt” ta quajë Tirona. Prej vitesh, ai ka qenë kontribuues në përhapjen e kulturës dhe traditave tiranase. Vetëm pak kohë më parë u dekorua me titullin “Fisnikëria e Tiranës”, titull ky që i shtohet titullit të mëparshëm “Mirënjohje nga komuniteti olimpik shqiptar”. Bedri Alimehmeti është për të pesëmbëdhjetin vit radhazi skenaristi i spektaklit “Sofra tiranase”, një spektakël që tashmë është bërë një traditë. Edhe pse biri i një njeriu që u burgos dhe nipi i një të pushkatuari nga regjimi diktatorial në Shqipëri, Bedriu arriti që pas viteve ’90 të realizonte një pjesë të dëshirave që ia kishte shtypur regjimi i mëparshëm. Ëndrra e tij për t’u bërë gazetar dhe për të përfunduar fakultetin u realizua. Prej Bedri Alimehmeti ka punuar për vite të tëra si gazetar. Rubrika sportive që ai ka mbuluar me devotshmëri gjatë gjithë karrierës afro 20-vjeçare e ka ndihmuar të botojë tituj për figura të njohura të futbollit shqiptar, si biografia për Skënder Halilin, Arben Mingën apo Osman Pengilin. Bedriu është autori i dymbëdhjetë librave. Mund të përmendim këtu “Tirana e përgjakur”, një botim që i kushtohet viktimave të terrorit komunist në Tiranë nga 28 tetori-16 nëntor të vitit 1944, “Venusi perandorak” dhe “Natë madrilene”.
Na zbulon se tani është duke punuar për një libër studimor në të cilin do të përfshihen mbiemrat e familjeve tiranase. I lidhur fort me qytetin, Bedriu na siguron se deri në fund të jetës do të flasë për Tiranën, për figurat dhe kulturën tiranase. rreth njëzet vitesh ai ka qenë gazetar dhe redaktor i rubrikave sportive. Tani i tërhequr nga puna, po shijon pensionin dhe po punon për të botuar disa tituj të rinj. Edhe pse autor i dymbëdhjetë librave, Bedriu dëshiron të mos ndalet kurrë së punuari për përhapjen e kulturës dhe traditave tiranase. Dëshiron që brezat e ardhshëm të njohin historinë e Tironës, themelimin e saj, familjet e vjetra tiranase dhe portretet e botës së futbollit që dhuroi ky qytet. Tani, babai i dy vajzave, njëra prej të cilave i ka dhënë mundësinë të ndihet gjysh, ai kërkon Tironën e tij. Jeta e një pensionisti ofron më shumë kohë për të shëtitur, por ai nuk di se ku. Kudo ka makina, pluhur dhe kafene të zhurmshme. Kujton se në rini shëtiste shpesh me miqtë e tij më të mirë, përgjatë “Rrugës së Dibrës”. “Ne jemi djemtë e viteve ’60 që guxuam të thoshim se Rruga e Dibrës është “Broadway i Tironës”, na rrëfen ai duke na treguar se kjo rrugë ishte e ndërtuar me gurë kalldrëmi të zi. Gjatë gjithë rrugës shihje dyqane, ishte rruga e dyqaneve të bukura, të shtrenjta dhe rruga e xhiros së vajzave të bukura.
“Sot asaj rrugice nuk i ka mbetur pothuajse asgjë. Unë i kam kërkuar kryetarit të bashkisë të më rikthejë rrugicën time, një rrugicë ku të shkëlqejnë gurët e zi, kalldrëmi me gurë. Ata gurë janë aty poshtë, të mbuluar. Le të gërmojë një specialist, e le të ristrukturohet kalldrëmi i dëmtuar”, na drejtohet ai njëlloj si të ishte duke ia paraqitur këtë propozim sërish kryetarit të Bashkisë. Kur e pyesim për historinë e lashtë të Tironës ai na përgjigjet se vitin tjetër është 400-vjetori i themelimit të saj qytetit. Bedriu do të donte që për nder të këtij përvjetori të organizohej një festë e madhe, në të cilën është i gatshëm të kontribuojë edhe vetë së bashku me shumë personalitete të njohura të shoqatës “Tirana”, në të cilën ai vetë është anëtar kryesie. “Në vitin 1614, Sulejman Pashë Bargjini, një ndër themeluesit e qytetit të Tironës ndërtoi një furrë buke, një xhami dhe një hamam. Hamami është njëlloj si një banje publike, por që ofron edhe dushe për t’u larë. Sot Tirona ime, Tirona e Sulejman Pashë Bargjinit dhe kryeqyteti i Shqipërisë, pas katërqind vjetësh nuk ka një banjë publike. Tironës sime i mungojnë banjat dhe çezmat”, thotë për “Trup dhe Shpirt” Bedriu. Pas një jete të tillë, plot kthesa e plot përpjekje, Bedriu dhe shumë miq të tjerë të tij kanë nevojë për të shëtitur në rrugët e asaj Tirone që nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga koha kur ata ishin të rinj. Ai dëshiron të shëtisë i qetë, pa dëgjuar boritë e makinave që e shqetësojnë kur është duke kaluar nga një trotuar në tjetrin.

Puna 
Bedri Alimehmeti ka punuar për vite të tëra si gazetar. Rubrika sportive që ai ka mbuluar me devotshmëri gjatë gjithë karrierës afro 20-vjeçare e ka ndihmuar të botojë tituj për figura të njohura të futbollit shqiptar, si biografia për Skënder Halilin, Arben Mingën apo Osman Pengilin. Bedriu është autori i dymbëdhjetë librave. Mund të përmendim këtu “Tirana e përgjakur”, një botim që i kushtohet viktimave të terrorit komunist në Tiranë nga 28 tetori-16 nëntor të vitit 1944, “Venusi perandorak” dhe “Natë madrilene”. Na zbulon se tani është duke punuar për një libër studimor në të cilin do të përfshihen mbiemrat e familjeve tiranase. I lidhur fort me qytetin, Bedriu na siguron se deri në fund të jetës do të flasë për Tiranën, për figurat dhe kulturën tiranase.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate