Udhëtimi nëpër rrugët e Zadrimës, nuk të lë pa hasur edhe elementet etnografike të banorëve , të cilët të rikthejnë në origjinalitetin e kësaj zone dhe të historisë së kombit Shqiptarë. Kjo krahinë e Lezhës e manifeston më së miri ruajtjen me fanatizëm ndër breza të kulturës dhe traditës Shqiptare , veçanërisht me veshjet e saj tipike Zadrimore. Kjo vlerë etnografike e cila vazhdon të përcillet brez pas brezi tek banorët e Zadrimës nuk është e institucionalizuar në një muze konkret. Kjo do të ishte një mënyrë e ruajtjes së këtyre vlerave etnografike e cila do ti shpalosej vizitorëve vlerat kombëtare. Veshjet zadrimore ruhen nëpër arkat e vjetra apo nëpër pajat e nuseve, të cilat i shpalosin në eventimentet e krahinës.
Veshjet tradicionale janë të preferuarat e vizitorëve të huaj për tu njohur me traditën dhe kulturën shqiptare. Një nga banoret e fshatit Krajan pohon se profesionin e saj të qepjes së veshjen tipike zadrimore me tezgjahu do tja trashigojë pasardhësve të saj . Veshja Kallmetore eshte nje autenticitet i plote i traditës kombëtare theksojnë gratë e Zadrimës , të cilat ndihen krenare që i mbajnë edhe në të përditëshmen e tyre ende këto veshje tradicionale.

Nessun commento:
Posta un commento