Duke qenë se Shqipëria dhe Italia, vendi mikpritës i këtij panairi, janë dy vende mesdhetare dhe ngjasojnë në ofertat e tyre për turistë, Agjencia Kombëtare e Turizmit i kushtoi një rëndësi të veçantë prezantimit të elementëve më origjinalë të vendit tonë.
Stenda e Shqipërisë, u ofroi mundësi edhe disa operatorëve turistrikë shqiptarë, si: Adria Ferries, Albtours D-Vas tour Operatore apo Europa Travel & Tours të vendosin kontakte dhe të lidhin kontrata pune me operatorë te shumtë turistikë nga të gjithë vendet pjesmarrëse.
Vetëm vitin e kaluar vendin tone e kane vizituar 117 mije qytetare italianë, një arsye PERSE prezantimi i Shqipërisë turistike në Bursën Ndërkombëtare të Turizmit në Milano merr një rëndësi të veçantë.
Sot, turizmi konsiderohet si një ndër sektorët më elastik të ekonomisë, duke u përshtatur me fleksibilitet ndaj krizave të ndryshme.
Dhe pavarësisht vështirësive konkrete ekonomike në vende të ndryshme të botës, të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit tregojnë se edhe gjatë vitit 2013, turizmi ne mbarë botën do te rritet me 3- 4 %.

Nessun commento:
Posta un commento