22 febbraio 2013

Ftese për pjesëmarrje në Panairin Ndërkombetar të Turizmit ITB Berlin 2013


Agjencia Kombetare e Turizmin Ju fton të merrni pjesë në panairin më të madh të biznesit të udhëtimeve në botë - ITB Berlin i cili do te zhvillohet në Messe Berlin në datat 6 - 10 Mars 2013.
Ky panair do të jetë i hapur për vizitorët e biznesit në datat 6-10 Mars 2013 nga ora 10.00 deri në oren 18.00, ndërsa për publikun përkatësisht në datat 9 - 10 Mars 2013.
ITB Berlin ofron nje platforme B2B për vizitorët e biznesit - një mundësi të shkëlqyer për të takuar partnerë dhe për të bërë biznes. Për të gjithë vizitorët e tjerë ITB Berlin është një mundësi e mrekullueshme për të zbuluar botën brenda disa orëve.
Këtë vit Shqipëria do të marrë pjesë me një stendë të hapur prej 117 m2 me sip.13x9, tërheqëse, me shumë drita e cila do të ofrojë lehtësi në komunikim dhe shikueshmëri të mirë. Struktura e sofistikuar e stendës do të përmbajë 13 desqe për subjektet dhe një desk kryesor për Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe do të jetë e integruar me printime ndersa një mega ekran LED i ndarë në katër panele do të transmetojë pamje nga destinacionet turistike shqiptare. Struktura metalike përvec ekranit në pjesën e përparme do të mbajë pesë banner me logo.

Destinacionet, operatorët turistikë, sistemet e rezervimit, transportuesit, hotelet, pra te gjitha llojet e turizmit do te jenë të pranishëm në ITB Berlin 2013, në vendin ku mund të mësosh për tendencat e reja, konceptet dhe mundesitë e bashkëpunimit.
Agjensia Kombëtare e Turizmit ka filluar me kohe përgatitjet per tu paraqitur sa me denjësisht në këtë eveniment të rëndësishem dhe u bën ftesë te gjitha subjekteve të interesuara, të paraqesin kërkesat e tyre tek shoqatat ku ato bëjnë pjesë dhe më pas të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit në lidhje me çdo informacion rreth Panairit Ndërkombetar ITB Berlin 2013.
Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të na kontaktoni në adresëninfo@akt.gov.al
Rr. Muhamet Gjollesha, ish shtëpia botuese 8 nëntori, Tiranë
Tel:0035542260224
www.akt.gov.al, www.albaniantourism.com

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate