25 febbraio 2013

Guide Fundjave ne "TRAGJAS i Vjeter, VLORE" - 3 Mars/2013 me Klubi Kampistave " Discover Albania"



  • Tragjasi shtrihet në jug te Vlores,rreze Lungares,mbi burimin e İzvorit. Gjurmet e vendbanimit te lashte jane shfaqur ne qytezen e sofes (SOFA),ku jane dukur edhe gjurme İlirie. Akoma dhe sot aty prane (tragjasit te vjeter) gjendet nje vend i qujtur maja e qytetes. Arkeologët kane datuar rrenojat e disa ndertimeve qysh nga shekulli i IV-VII para Krishtit. Ky fshat ka qene i njohur me disa emra si: Tregas,Dragjat,Tregasaj. Ne antikitet ky vendbanim bente pjese ne qendrat e fortifikuara te gjirit te Vlores dhe lidhej me Orikumin. U shkaterrua disa here nga pushtuesit Osmane e u rindertua ne shekullin XVI, ku permendet edhe kalaja e Gjon Boçarit. Kjo kala mesjetare perforcohet nga dy kulla gjashtekendore, Lartesia e mureve shkon ne 5,5 metra e gjeresia 1,25 metra.

    Fal terenit ku eshte ndertuar, gjurmet e ketij fshati shumevjecar jane akoma aty, kuptohet mjaft qarte struktura qe ky fshat ka patur, rrugicat me kalldram si dhe arkitektura e shtepive jane edhe tani mjaft te lexueshme per viztoret e paket ne kete fshat shumevjecar.

    GUIDA:

    Tragjasi eshte nje nder fshatrtat qe Klubi do te vizitojme, mbi nismen per te bere nje udhetim neper Shqiperi, sic e kemi theksuar cdo te diel do te shohim nje qytet te ndryshem te Shqiperise. Duke qene se do jete i pari fshat ne kete "tur", fale dhe mbeshtetjesh qe klubi ka patur nga te rinjete e Vlores, duke qene se me teper se 50 te rinje do na bashkangjiten ne Vlore, atmosfera kete here do jete jashtezakonisht e vecante. Qingja ne Hell, Birra, Zgare, Grupi Polifonik i Tragjasit, Rini, Natyre, Pamje Piktoreske, Histori, Kulture keto do jene te gjitha ajo cka do na ofroje tek Guida 1 Ditor ne Tragjas te Vjeter.

    *Data, Ora e Aktivitetit: 3 MARS, 07:00-20:30
    *Vendi I Takimit: Liceu Artistik, Tirane
    *Marshim: 3 Ore
    *Pjesmarrja: 50 nga TR dhe 50 nga Vlora, Klubista
    *Cmimi: 2200 Leke per pjesemarresit nga Tirana/ 500 per pjesemarresit nga Vlora.
    *Te perfshira ne Cmim: Transporti (Tirane Tragjsa, Tragjas- Tirane) ,Ushqimi (Mish Qingji ne Hell, Zgare, Birra), Guida.

    Kjo do jete nje dite mjaft e Vecante

    Per te REZERVUAR dergoni SMS ne numrin 0696583870. Shembull: Rezervoj 3 Vende per ne TRAGJAS. (Emrin Tuaj) ose telefonoi ne nr 0696583870.

    Rezervimet mbyllen te enjten ne oren 17:00.

    p.s Nje falenderim i vecante shkon per te gjithe anetaret e klubit nga Vlora, sidomos per Lauren dhe shoqerine e saj, nje nder anetaret me te vjetra te Klubit qe ka dhene nje kontribit mjaft te vecante ne organizimin e kesaj guide mjaft te vecante.

    Faleminderit qe zgjodhet Klubin :-)



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate