Nga Besnik VELAJ
Për 50 vjet diktaturë, 20 vjet demokraci institucionet madhore të Republikës së Shqipërisë, siç janë Presidenti, Kuvendi, deputetët, Kryeministri, ministrat, pushteti i kryetarëve të bashkive, prefektëve dhe kryetarëve të komunave, ngatërrojnë Karaburunin me Dukatin dhe “nuk e dinë” se gadishulli i Karaburunit është pronë e fshatit Dukat dhe dukatasve. Gjuha e zezë sllavo-greke dje, sot nga Katovica, po përdoret për 70 vjet se pronat shumëshekullore të turizmit elitar të gllabërohen nga ujkokratët, bishokratët të veshur me të gjitha (pusht)etet. Po japim më poshtë të argumentuar të drejtën madhore të pronësisë për ç’do dukatas, duke çmuar tek ata bashkimin vëllazërimin e gjithë dukatasve pa dallime politike, fetare, pozicioni shoqëror e ekonomik. Më shumë se kush e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë dukatasit, por pa pasur pronë (s)ka atdhe.Në vitet 1709-1724 në kepin e Karaburunit u vendos Haxhi Aliu së bashku me të birin dhe 2 tastana anije me vela që përdoreshin nga detarët shqiptarë në shekujt XVI-VIII. Luftoi kundër ushtrive franceze e veneciane që kërkonin zotërimin e brigjeve të Adriatikut, Jonit, si dhe kundër piratëve të huaj, që grabisnin bagëtitë e dukatasve në kullotat e tyre vjeshtore e dimërore. Në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut Haxhi Aliu bashkë me kapedanët himariot të detit dhe me barinj dukatas, ka luftuar kundër piratëve frëngj.
E para të kthehet prona, pastaj të diskutohen avantazhet e këtij projekti
E dyta, jemi një shtet me mikrosipërfaqe prandaj teorisë “një euro për 1 metër katror” për investitorin duhet parë me rezerva e ndoshta si okupues,
Për 50 vjet diktaturë, 20 vjet demokraci institucionet madhore të Republikës së Shqipërisë, siç janë Presidenti, Kuvendi, deputetët, Kryeministri, ministrat, pushteti i kryetarëve të bashkive, prefektëve dhe kryetarëve të komunave, ngatërrojnë Karaburunin me Dukatin dhe “nuk e dinë” se gadishulli i Karaburunit është pronë e fshatit Dukat dhe dukatasve. Gjuha e zezë sllavo-greke dje, sot nga Katovica, po përdoret për 70 vjet se pronat shumëshekullore të turizmit elitar të gllabërohen nga ujkokratët, bishokratët të veshur me të gjitha (pusht)etet. Po japim më poshtë të argumentuar të drejtën madhore të pronësisë për ç’do dukatas, duke çmuar tek ata bashkimin vëllazërimin e gjithë dukatasve pa dallime politike, fetare, pozicioni shoqëror e ekonomik. Më shumë se kush e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë dukatasit, por pa pasur pronë (s)ka atdhe.Në vitet 1709-1724 në kepin e Karaburunit u vendos Haxhi Aliu së bashku me të birin dhe 2 tastana anije me vela që përdoreshin nga detarët shqiptarë në shekujt XVI-VIII. Luftoi kundër ushtrive franceze e veneciane që kërkonin zotërimin e brigjeve të Adriatikut, Jonit, si dhe kundër piratëve të huaj, që grabisnin bagëtitë e dukatasve në kullotat e tyre vjeshtore e dimërore. Në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut Haxhi Aliu bashkë me kapedanët himariot të detit dhe me barinj dukatas, ka luftuar kundër piratëve frëngj.
E para të kthehet prona, pastaj të diskutohen avantazhet e këtij projekti
E dyta, jemi një shtet me mikrosipërfaqe prandaj teorisë “një euro për 1 metër katror” për investitorin duhet parë me rezerva e ndoshta si okupues,
Ja ç’thotë Lavdosh Ferruni për gazetën:
Ka shumë të ngjarë që 19 qershori 2010, dita kur u mblodh Kuvendi i Madh i Dukatit, të jetë në një të ardhme një ngjarje historike po aq e madhe sa Kuvendi i Barçallas, i mbajtur po në këtë fshat 90 vjet më parë. Është e kuptueshme që shumëkush edhe të habitet me këtë organizim komuniteti, që tingëllon disi “arkaik”, e parashtetëror, e dyta për më tepër kur dëgjon që ky kuvend, ku u mblodhën 900 burra të Dukatit, i ka dërguar qeverisë një thirrje që e quan dhe ultimatum, disa medie të shkruara dhe të folura i quanin të çuditshme kërkesat e këtij Kuvendi për: 1) njohjen historike dhe gjeografike të Dukatit; 2) kthimin e pronave të tyre shekullore; 3) heqjen e postbllokut ushtarak në Pashaliman, që pengon përdorimin e pronave të tyre në Karaburun dhe lëvizjen e turistëve të huaj; 4) garantimin e paprekshmërisë të lirisë, shëndetit, jetës dhe pronës së banorëve të Dukatit nga vendimet e shtetit.
Termat e përdorur: “kuvend”, “burra”, “kufi”, “pronë”, “postbllok ushtarak”, “liri”, “ultimatum”, “italian” (është fjala për projektin italian të Parkut Eolik) nuk mund të mos kujtojnë kuvendin e Barçallasë të vitit 1920, në kujtim të të cilit dukatasit organizuan sivjet 90-vjetorin e këtij kuvendit për Luftën e Vlorës më 1920 (i hodhën trupat italiane në det).
Po cili është Dukati? Ja ç’ thotë Sherif Tava:
Shumë njerëz, deri njerëz të ditur, me grada shkencore fatkeqësisht se dinë…Ishte fshati më i madh i Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 260 kilometra katrorë, fillon nga Kepi i Gjuhëzës në veri (Lingueta), siç shkruajnë të huajt, mbaron në Ropile, kufi me Dhërmiun, në jug laget nga Joni, në perëndim përfundon me Palasën, Tërbaçin, Bratin, Gjormin, Lepenicën në juglindje, nga veriu me Tragjasin, Radhimën dhe detin Adriatik. Ka një lumë dhe një gjol. Kënga kënduar në shekuj thotë:
Shumë shtete nuk kanë dalje në det, kurse Dukati ka privilegjin e madh që laget nga dy dete perla: Joni e Adriatiku. Ka gjij(Skalomën)të bukur që mundësojnë turizmin.
Ruani Llogoranë, se do t’u duhet brezave që do të vijnë shkruan një turist i huaj që e kishte vizituar para 220 vjetësh. Ishte vendi më i bukur që kam parë, unë, gjatë udhëtimeve në Evropë e Azi. Ka fusha, male, kodra. Natyra është treguar bujare në këtë fshat historindritur!
Kryeqendër e një kantoni të pavarur e përcakton Pukëvili, konsulli francez në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Mjerisht, pushtetarët e sotëm, të majtë, të djathtë a të qendrës, s’e njohin Dukatin, s’i dinë kufijtë e tij. “Pse i Dukatit është Karaburuni?!” – pyesin me naivitet ata. “Edhe Llogoraja e Dukatit qenka?” – thonë disa të tjerë. Mjeran politikanë, mos bini kaq poshtë në injorancën tuaj! Aty nga vitet 1950 të shekullit XX na pyesnin me përbuzje vlonjatët apo dhe të Lumit të Vlorës: “Nga Memuçi i Dukatit vjen ti?”.
“Në këtë kohë kthehen nga misioni në Shqipëri të dërguar nga misioni Anglez në lidhje me partinë agrare të Ballit Kombëtar, Laze Berdo dhe Ahmet Blushi, të dy dukatas, që kishin kaluar dy muaj në Memuç të Dukatit”, – shkruan Reshat Agaj në librin e tij “Vëllai i pengut”. Pra, zotërinj pushtetarë, edhe ky smokthiniot i ditur, për Dukatin e di Memuçin, emri i lashtë i Karaburunit të sotëm. “Memuç” mund të jetë toponim i kohës ilire.
Në një bejte shpotitëse Mulla Sulejman Hoxha thotë:
Agallarët e Kazasë
Në qafë të Llogorasë
Bëjnë qejfin e dynjasë
Me kusi të trahanasë,
Një kusi me qull trazoi,
13 grosh e çmoi
Kush nuk di si Bushi?
Bilbil si Bilbil Alushi…
Pra, aty nga viti 1900 Bilbil Alushi ishte me kopjen e tij në qafë të Llogorasë, në pronë të tij, ku priti parinë e Vlorës. Le t’i referohemi edhe arkeologut austriak Karl Patsh, i cili shkruan:
“Lokaliteti i dytë i madh me gërmadha i rrethit të Akrokeraunës ndodhet në krahun e djathtë të lumit të Dukatit, pranë shtëpisë së aga Selamit, në Erihua. Ndërmjet mureve u gjendën figura balte të pjekura, nga të cilat 7 ndodhen në koleksionin ‘Vlora’. Morëm nga zoti Eftimiadhi 2 monedha bronzi të Republikës së Epirit dhe Orikumit. Që Rrafshnalta e Ravenës në gadishullin e Karabrunit ka qenë shfrytëzuar edhe në kohë të vjetra, këtë e sqarojnë 2 monedha bronzi të punuara shumë hollë, që ne i blemë nga një bari…në orët e vona erdhëm prapë në Shën Andrea (Shëndre), ku bariu (Zaho) në të kaluarën, e tani Musa, kishte bërë gati mishin e pjekur të dashit. Pra, dhe Shëndreu i Karabarunit është pronë e Dukatit, pronë e Musa Jorgaqit, sipas Karl Patshit.
Emri “Karaburun” vjen nga turqishtja që do të thotë “gjuhë e zezë”. Është gadishulli më i madh i vendit tonë. Ndodhet midis gjirit të Vlorës dhe kanalit të Otrantos, me gjatësi 15 kilometra. Përbëhet nga një relief malor i zhveshur, por i pasur me kullota. Pjesa më e ngushtë e ulët është Pllaja e Ravenës, një qendër e njohur, e preferuar blegtorale. Veç kullotave, pasuri të tjera të çmuara që natyra i ka falur Karaburunit janë formacionet dolomitike të mermerizuara, të cilat përdoren si materiale ndërtimi. Mermeri i Karaburunit është përdorur në lashtësi si gur dekorativ për zbukurimin e Amfiteatrit të qytetit të Orikumit dhe ndërtimin e Apolonisë, apo sot ka përdorim në industrinë e material ndërtimit. Aty është hapur dhe karriera e shfrytëzimit të mermerit në sipërfaqe. Gadishulli i Karaburunit ka majat piktoreske të Kores, me lartësi 826 metro, Dafinës, Faqja e Gjirurës, Gropat e Memuçit, Bregu i Bitrit, Shpella e Panait. Më në veriperëndim tk Kepi i Gjuhëzës ndodhet shpella më e madhe detare, Shpella e Haxhi Alisë, të cilën detari i guximshëm e ka përdorur si strehë mbrojeje e sulmi kundër anijeve pirate të huaja që hynin në Gjirin e Vlorës. Ja ç’shton më tej Sherif Tava:
Veprimtaria detare e luftarake e tij ishte përqendruar në ngushticën e detit midis Sazanit dhe Karaburunit, që quhet Lingueta (gjuhë). Rreth viteve 1723 1724, në brigjet e Otrantos u ndesh me anijet e Venedikut dhe Anglisë. Qershor 1724, piratët e rrethuan Haxhi Aliun në det, afër shpellës që mban emrin e tij. Luftë e pabarabartë. Zbriti ne tokë. Piratët e ndoqën këmbë këmbës deri në majën e një hunde në Karaburun, ku luftoi e u vra. Maja quhet “Maja e Frëngut”. Në shenjë kujtimi për këtë mbrojtës të tyre, barinjtë e Dukatit ndërtuan një qivur në vendin ku u vra trimi. Quhet qivuri i Haxhi Aliut. Atë vjeshtë barinjtë, në shenjë zie, u hoqën bagëtive zilet dhe këmborët, gjë që ndodhte rrallë në Dukat, për të sot po sot në Karaburun dhe Dukat këndohet kënga:
Haxhi Ali, Shehit (dëshmor) deti Shpat’ e tij, Lule xheneti!”
Apo më tutje Evliha Çelebiu në librin e tij (SH. T)” Sejahatnameja” thotë: “Çdo vit në dimër strehohet dhe dimëron në limanin e ishullit të Sazanit flota veneciane, e cila ka këtu qëndron dhe çdo udhëtim prej këtej e fillon. Në jug të Sazanit dhe në perëndim të Vlorës është kepi i Karaburunit. Në perëndim dhe në jug është krahina shqiptare e Dukatit me 100 copë fshatra të pabindura e të panënshtruara…janë më trimat e kombit shqiptar. Është fjala për gjithë Labërinë. Edhe Boldaçi i quan burrat më trima të Toskërisë. Thonë një të vërtet të madhe.
Nga lufta me turqit, pas vdekjes së Skënderbeu, shumë dukatas emigruan në Itali. Më 1431 Dukati kishte 24 shtëpi, kurse më 1583 kishte 100 shtëpi. Gjetur këto të dhëna në dokumentet turke. Në librin “Shqiptarët dhe Galibardi” gjejmë 2, 3 me mbiemrin “Toçi”, toponim i një mali në Dukat.
Dukati nuk ka vetëm histori, por dhe gojëdhënë, në kuptimin pronor që Karaburuni është i dukatasve dhe dukatasit janë pronar legjitim të tij, që nga kohët që nuk mbahen mëndë. Sipas gojëdhënave (SH. T), ato thonë se fiset autoktone të Dukatit janë tre: Peçulët, Gjongjini dhe Gjipalajt. Ardhsi i parë në Dukat ka qenë Kondi nga Vithkuqi me tre djemtë e tij: Kohilin, Kolumçin dhe Palin. Ardhësi i dytë po nga Vithkuqi, është Dede Pata me djemtë e tij: Sinanin, Kushtën, Kekën dhe Nikën, i cili s’u islamizua dhe shkoi e u vendos në Palasë. Të tre fiset autoktone kullotat i kishin det me det, duke filluar nga Adriatiku në lindje e përfunduar në detin Jon, në perëndim. Gjipali i kishte nga Petruna në detin Jon në perëndim e deri në Sjadovinë e Pallorëng të detit Adriatik, Gjolin e Paleokastrën. Peçuli nga Joni në perëndim, Skaloma e Dafinës, te maja e Koret në veri, te Gjiri i Raguzës në lindje. Si për autoktonët, si për pasardhësit fletë toponimia e Dukatit, e cila është 1000 përqindë e vërtet, po ta krahasojmë me emërat e kryefamiljarve të Dukatit që përmban dokumenti turk i vitit 1583. Nga Kor Peçuli vjen toponimi “Maja e Koret”, pranë së cilës janë qafat e Peçule, Radhonjtë e Peçule, Kopeçule, Gurët e Gjopeçulit, Gjilaluce, Dukëgjoni shpellë, Konduka, Gjongjinia arë.
Po përmëndim dhe një document tjetër historik që përmban datën 9.01.1791 “Krahina e Himarës e tok me të edhe Dukati njoftojnë Mbretërinë e Napolit t’i ndihmoj për të formuar, kjo, krahinë që nis nga Vlora në Sarandë, qeverinë e saj, për të cilën ka nevojë populli e krahina shkruan G. M. Monti në artikullin”Sovraniteti napolitan mbi Himarë”.
“Bastuni im dhe Dukati s’e lë grekun të kaloj Llogorain”, – shprehej plot besim Ismail Qemali në ato ditë të stuhishme të 1912.
Në këtë territor të Dukatit që është gadishulli i Karabrunit (SH. T), ka edhe varre të të parëve pronarë dukatas. Në Skalom të Hasanet është varri i Lulo Havarti, në kullotë të Mixhe në Karaburun, është varri i një grua të Mixhe, vdekur në borë në Gropa të Memuçe. Në Gjilaluce janë varret e Pano e Mustafa Naçit, varri me fik i Mehmet Muçostepës, varri i Kutelet, i Hodo Rrapos në Llovis etj.
Edhe nga Karaburuni dhe Sazani janë luftuar fuqitë grabitqare të pushtuesve me anë te një zjarri e flake, të cilët nuk kanë dalë të gjallë nga Gjiri i Vlorës. Karaburuni bënë pjesë në nënzonën mesdhetare kodrinore malore jugore me reshje të shumta 2500 milimetra në vit. Vegjetacioni i bimësisë fillon nga marsi deri në fund të këndorit. E shoqëruar edhe me 300 ditë me diell bimësia është harlisur dhe me gjelbërim të përjetshëm. Është një pasuri e madhe për blegtorin, aq më tepër DUKATI më i madh se Misiri, ku bënë pjesë gadishull i Karaburunit është një vend me blegtori të zhvilluar që në kohë të lashta, shumë të lashta, kohë të pa mbajtura mëndë. Në çdo kohë si kullotë mjaft e zhvilluar, e pasur dhe e pashtershme bashkë me Ishullin e Sazanit, ishte e marr me qira në pjesë të saj nga Veziri i Beratit, i cili u paguante dukatasve për qiranë 1500 pjastra në vit, pra brenda fitimit ishin palë pronarët dukatas, turqit ja kishin nevojën Dukatit si luftëtar trima dhe të mençur. Sundimi pesëshekullor i Perandorisë Turke, nuk njeh ndonjë rast që dikujt(L. F), ”për merita lufte”, t’i jetë dhënë prej Stambollit pjesë nga territori i Dukatit apo Karaburunit të Dukatit, pasi pronat e dukatasve ishin dhe janë të regjistruara në arshivat e Perandorisë në emër të fiseve të Dukatit. Me një stërmundim të madh, me shpenzime të mëdha kohe e parash, qindra dukatas enden nëpër zyra shtetërore, deri në Turqi e Itali për të mbledhur dokumente e për t’i provuar shtetit të tyre, se të parët e tyre janë shqiptarë që kanë banuar në Dukat dhe janë marr me blegtori. Më në fund disa ia kanë dalë pas 20 vjetësh të marrin një vendim gjykate që”prona kullotë në Karaburun prej…ha, kufizuar nga…dhe nga…dhe nga…është e pronarit dukatas…”. Po kur shkojnë në AKKP, këta pronar i nxjerrin përjashta pa shkelma. Duke i mohuar pronën, (ç)shteti po tenton t’i humbas dhe identitetin pronarëve legjitim të Gadishullit të Karaburunit që janë dukatasit. Për më tepër, po përpiqen ta përçajnë, atë, dhe ta heterogjenizojë si komunitet nëpërmjet hapjes këtu e aty të rubinetit të njohjes së pronësisë , në këmbim të garantimit të “bashkëpronësisë” me sekserë me autoritet e shtetit, si në rastin e tokave të Dukatit në Orikum, Oriku Orikumi Pashalimani është pronë e Dukatit.
Kohë pas kohe, m. gj. s Karaburuni o bë objekt i diplomacisë dhe agresioneve të shteteve përtej detit për ta kthyer në bazë ushtarake të lakmuar më rivalitete, çdo pëllëmbë e kësaj toke pati ZOT, dukatasit. Ja ç’na tregon Xhelo Petoshati, Xhemil Vela:
Gadishulli i Karaburunit është pasuri e trashëguar me det, qiell, mal, kodër, pyje, pak fushë, kullota që ka siguruar të ardhura për frymë , ka siguruar dhe nivelin mesatar të jetesës për çdo familje. Në kohën e Mbretit ZOG I (Në vitin 1929 tapitë e dukatasve u përkthyen nga gjuha osmanishte turqishte në gjuhën shqipe, si për gjithë tapitë e shqiptarëve), kur financat e tij mbetën bosh për shkak të Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, u kërkua nga shteti që gjëja e gjallë në Karaburun, të regjistrohej duke u betuar mbi Kuran e Bibël. Në këtë regjistrim në vitin 1925, në Dukat numëroheshin 125000 kokë bagëti të imta pa llogaritur mijërat e bagëtive të trasha si lopë, qe, viça, apo njëthundrakët si mushka, kuaj, pela. Çdo dukatasi në atë kohë i binin mbi 100 kokë bagëti të imta, përveç tokës bujqësore dhe kullotave prej Kepit të Gjuhëzës në Karaburun e deri në Rushnjë të Pamasës apo nga Qafa e Llogorasë deri në Vastak në kufi me Bratajt.
Ja ç’shton më tutje Xhemil Vela:
Duke u nisur nga Kepi i Gjuhëzës në Karaburun, shtrihen pronat e fiseve që përfshin mbi 200 familje të vjetra, të cilët kanë lindur aty fëmijët dhe aty i kanë rritur, aty i kanë fituar betejat e luftës me armiqtë, aty kanë rënë dëshmorët për lirin e atdheut, aty kanë kënduar për të mira e në gëzime, qarë në hidhërime, luftuar me vetëmohim për to e janë rropatur duke derdhur djersë për të mbajtur familjet me të ardhurat e punës , pa i rënë kurrkujt në qafë. Kështu nga Kepi i Gjuhëzës e deri në Gollovec, kanë pronat e tyre Hibrot, Hoxhajt, Dervishaliajt, Jazojt, Kokajt. Në Gollovec janë pronë e Hysomemajt, Jazojt, më pas me radhë Abazajt, Havarët e Minxhajt. Duke filluar nga Kongjorrufeja renditen Mëhillajt, dajat e të nderuarit të shkollës “PERLA”zotit Petrit Golemi, më tutje janë pronar Nelajt, në Shën Jan: Bodojt e Nelajt, në Çip të Gjatë: Abilajt, në Shën Vasi: Bodojt e Velajt, duke u larguar më në Jug: Çeloaliajt, Kullurajt, Peçulët, Gjohilajt etj., etj.!
Po në gjysmën e Karaburunit?
Mësuesi me dritë plot dashuri të trashëguar për pronën, Mehmet Dervishaliu , nuk heziton të na ndihmoj:
Në Ravenë, pronarë të ligjshëm, të ngulitur aty prej shekujsh janë: Peçulët, Kullurajt, Koshenajt, Gjohilajt, Aliçkajt, Selmanhaskajt, Bellojt, Xhebrojt, Abilajt. Madje disa vënde janë emërtuar sipas mbiemrave të fiseve të hipotekuara, si “Lugu i Selman Haskajve”. Këto tregojnë se çdo pëllëmbë toke, kullote, pyll etj. , ka një ZOT, pronar të ligjshëm dhe ky është dukatasi, që e ka trashëguar brez pas brezi, shekull pas shekulli. Po të bëjmë një udhëtim dhe të shkojmë në Bristan, do të takojmë pronat e Rrodakajve, në Petrunë të Gjipalajve e të Begajve, në Siadovinë apo buzë kënetës Dukatit kanë pronat Kondajt, në Çorrak Petoshatët e avokat Xhoxh Prendit (rahmet past), më pas vijnë me radhë Ruçajt, Kashurajt e Hodajt. Në “Trap të Nezhe”, shtrihen pronat e Nezhajve e të Hilajve, në Lloviz, Vangjelajt, Kocajt Lekrecët, ndërsa në GRAMË, aty ku ka bujtur LORDI BAJRON, kur vizitoi Dukatin, janë Kashurajt e Lekreçët, në Shëndre Xhelilajt. Me që LORD BAJRONI KA VIZITUAR DUKATIN, DËSHIRA E PRONARVE DUKATAS ËSHTË, dëshira e pronarëve të perlës është që Znj. Lureta Petoshati tu bëjë një shkrim!
Po kullotat verore?
Kanë zotërit e tyre. “Vali i Lek Kondit” është i Çeloaliave, Bozhanajve, ndërsa afër Majës Qesares, kaloi Cezari i madh për t’u ndeshur me Pompeun, në Llogora kanë pronat e tyre Selmanhskajt, Xhebrajt, Dervishaliajt!
Çfarë i pengon pronat, sidomos 90% të kullotave të gadishullit Karaburunit të mos shkojnë tek të zotët e tyre legjitim?
Në demokraci u hapën hipotekat, kadastra e Vlorës, Arkivi Qendror i Shtetit, Institutit të Tokave, Ministris Bujqësisë, Ministrisë së Mbrojtjes etj institucione të Republikës së Shqipërisë dhe u pajisën dukatasit si pronarë legjitimë të gadishullit të Karaburunit me dokumente të patjetërsueshme pronësie, vlera më e madhe ligjore e tyre ishin ato të kohës së mbretërimit të Zogut I.
Është hartuar dhe një Kushtetutë e Republikës Shqipërisë, ku në nenin 41 thuhet: “Prona i njihet shtetasit të RSH-së, kur është e trashëguar, blerë dhe e dhuruar!”
Mirë e bukur. Mirëpo pas viteve 1990, 1997 pronarëve dukatas u mbetën tapitë në dorë, se prona u nda sipas Katovicës me ligjin djallëzor 7501 dhe pjesa tjetër u rrëmbye fshatçe sipas mësimeve të babait të kryetarëve të mbi 50 partive e partiçkave, shokut Ramiz Aliaj, që janë qehallarë të tij. Pushteti i Katovicës i bashkuar dhe me litarin që la jashtë varrit diktatori Hoxha, me përçarjet, lidhjet fisnore, helmin sentimental për qoftëlargun, po e thellon, ngatërron më shumë problemin e dhënies pronës me tjetërsimet, legalizimet, ndërtimet pa leje, cenimet e pronave, mbivendosjet, shitjet fiktive, falsifikimet, gjyqet pa fund, konfrontimet midis palëve deri në humbjet e jetës të palëve që janë pronar legjitim, ngritjes së shpenzimeve të pagesave gjyqësore që pronari mos të ketë mundësi financiare për të vazhduar gjyqet…deri tek kërcënimet, lëndimet, shpërndarja e grevës pronarëve legjitim të shoqatave”Pronësi me Drejtësi”, ”Bregdeti”etj. , deri tek vrasjet siç e dikton Katovica?!! Për operacionet vertikale, horizontale të vjedhjes pronave dallohen të mëdhenjtë e Tiranës, gudufrit e Bashkisë Orikumit, kryepleqësia e Dukatit. Prapë problem qëndron te prefektura, deputeti i zonës emigrant në Dukat që qëndrojnë indiferent dhe po zvarrisin kthimin e pronave, sidomos të kullotave të Karaburunit. Gjithçka bëhet me qëllim, për fat të makutërve, pangopurve, që duan të fusin akoma thonjtë e paprerë në shumë tava.
A nuk janë politikanët, shtetarët e fshehur që mendojnë se është periudhë e përshtatshme për të rrëmbyer akoma prona siç privatizuan postat ushtarake, pikat kufitare, monet e bagëtive duke i shfrytëzuar si strehë mafioze ku kanë bërë e bëjnë fole emigrantët, droga, prostitutat për në Itali, apo për stinë vere për biznese hotelesh, motelesh etj., etj.?
Ja me këto punë merren mafiozët. Është për të theksuar se gjatë luftës së “mundshme” kundër korrupsionit me operacionin “Puna” luftëtarët betejat i kishin me Ishullin e Sazanit…, por me kuotat e korrupsionit në Gadishullin e Karaburunit u pa si qelizë e vdekur për një kohë të gjatë. Kohët e fundit dolën problemet nga ferrat.
Problemi i parë, ishte Kakomeja, ku deri tani qeveritarëve të të gjitha ngjyrave s’u ndezi me studion franceze nga qëndrueshmëria e djemve të Bregdetit
Problemi i dytë është Bisht i Pallës e Fazlliçëve
Problemi i tretë është dhënia e lejes për parkun energjetik me erë në Vlorë. Projekti do të realizohet nga kompania “ENPWËER ALBANIA”, filial në Shqipëri i “MONCADA ENERGY GROUP”. Marrëveshja për këtë projekt është nënshkruar në dhjetor 2008 së bashku me atë për ndërtimin e një linje nëndetare të interkonjeksionit, me fuqi 500 megavat, cila do të lidh Shqipërinë me Italinë. Ndërkohë që miratimi i lejes për parkun EOLIK, është bërë më 14 maj 2009 nga K. M fshehurazi, pa komunikuar zyrtarisht gjeografit e vendeve ku janë pronarët legjitim, midis të cilëve janë pronarët e gadishullit të Karaburunit. Më i rreptë për këtë problem është intelektuali dukatas, Xhemil Seferi, i cili për Dukatin, një vend magjik, shprehet kështu:
“Gadishullin e Karaburunit e kanë blerë mafia vertikale nëpërmjet shtypjes ekonomike për ta varfëruar popullin duke i mbyllur çdo lloj hapësire që ai të krijoj një ekonomi dhe të jetojë me dinjitet dhe i pavarur. Duke e lënë në varfëri e mjerim, ai do t’i nënshtrohet mafies për t’i hedhur ndonjë kockë nga gjaku dhe djersa e tij, të cilën ja kanë rrëmbyer me dhunë…Ç’të duhet që shkruan në gazetë, pjerdhin këta, as lexojnë fare…si përgjigje mund të adoptojmë një varg të Migjenit të pavdekshëm: “Pallatet e larta në vendet e mjerueme”. Në mbyllje e them me droje se po nuk u zgjuam, do na ngelet vetëm një rrugë. Të kërkojmë punë duke bërtitur rrugëve: “Dru me pre”!
Sipas sentencës së zotit XHEMIL SEFERI:
“Mafja vertikale, rritu salltaneti, shtohu fukarallëku”!
Dalin dhe dëmet nga energjia e ERES. Projekti do të realizohet nga Bishti i Gjuhëzës deri në Qafën e Llogorasë, me gjatësi 52 km dhe tri bateri Qafa e Mazharit deri në Shushicë. Komuniteti i Dukatit e pronarët legjitim të Karaburunit s’kanë qenë dakord për ndërtimin e Parkut Energjetik me prodhim nga energjia e erës:
E treta, pasojat në ambient sidomos në turizëm e faunë do të jenë shkatërrues, populli nga kjo energji e pastër nuk fiton asnjë kilovat sepse e merr shteti fqinj. Ne marrim energji nga burime të pista, do të ishte e pranueshme po të ngrihej ky park nga Mali i Tragjasit deri në Stogua të Bratit, por e bëjnë në vendet e mësipërme, ku superstruktura është pothuaj e gatshme dhe mos të gënjehemi me një trastë me hime e një filxhan me para se s’e kemi pasur për traditë!
Sot vëmendja ndaj Karaburunit duhet të jetë papërkulshmëri si Cezari, Haxhi Aliu. Gadishuli i Karaburunit është vend i uruar, me natyrë të gëzuar, me zili të Bajronit, qeveritarët duhet të kenë zilinë e Bajronit, të jenë ëndërrimtar e sqimatarë, të jenë të ndjeshëm e të hollë, duhet të jenë Çarl Harold të poezisë së poetit të madh. Duhet të japin kontribut evropian, ligjor për kthimin e pronës tek i zoti, ndaj angazhimeve që kanë marrë kur Shqipëria u pranua në NATO dhe aspirimeve të saj në të ardhmen për t’u pranuar në Bashkimin Europian.
Nessun commento:
Posta un commento