27 febbraio 2013

Berat, asnje investim ne lagjen Kala, Pjesa e nje muri qindra vjecar ne lagjen Kala ne Berat eshte shembur si shkak i mosmirembajtjes.

27/02/2013
Berat, asnje investim ne lagjen Kala, bien muret
Muri i shembur ne lagjen Kala ne Berat
Pjesa e nje muri qindra vjecar ne lagjen Kala ne Berat eshte shembur si shkak i mosmirembajtjes.

Lagja muzeale” Kala” eshte nje nga lagjet e cila eshte pjese e zones se mbrojtjes nga vet UNESKO po ajo rrezikohet nga viti ne vit nga demtuesit natyror. Kjo lagje pervec vlerave historike ka dhe vlera arkitektonike si dhe eshte nje nga kalate e ralla e cila eshte e banuar. Por rreziku nga erozionet dhe dukurite natyrore e ka vene shpesh kete lagje muzeale te jete perballe shume problemeve dhe fenomeneve te cilat kane sjelle jo vetem shqetesim per banoret e kesaj lagjeje por dhe demtimin e vlerave qe ajo mbart. Shpesh here rreshjet kane ndikuar negativisht ne muret e vjetra te kalase por pjesa qe eshte demtuar me shume eshte pjesa e murreve ku riparimet datojne ne vitet 70 -80. Gjithsesi per kete lagje ka projekte te shumta ku nga ana e vet deges se monumenteve te kultures ne Berat jane shpalosur por ende nuk kane pare zbatimin ashtu sic edhe pohon kryetari

i rajonit numer 2 Venedik Çela shume projekte jane pergatitur, shume premtime, por ende nuk ka diçka konkrete per restaurimin dhe mirembajtjen e mureve te kesaj lagjeje sa te lashte aq edhe me vlera arkitektonike dhe historike dhe jetike. Kjo lagje jo vetem qe eshte e banuar por kalaja e qytetit te Beratit eshte nje nga pikat me te vizitueshme per turistetvendase te huaj per nga vlerat qe ajo mbart.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate