16 febbraio 2013

"Majat e Ballkanit", Alpet shqiptare mes 12 destinacioneve më të zgjedhura turistike në botë 2013

Tiranë - Shkurt 16,2013 - 13:39

Projekti i turizmit ndërkufitar në Alpe



Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi priti në një takim përfaqësuesit e World Travel& Tourism Counsil, të cilët kanë ardhur në vendin tonë në kuadër të projektit “Majat e Ballkanit”. Shtegu “Majat e Ballkanit” është zyrtarisht një nga 12 finalistët e nominuar për vitin 2013 nga WTTC- Turizmi i së nesërmes.
Projekti “Majat e Ballkanit” konkuron për kategorinë e menaxhimit të destinacionit kundër dy të nominuarve të tjerë “Sentosa Development Corporation” nga Singapori dhe “Tourism Council” nga Bhutan.
Ekspertët e WTTC kanë bërë takime me përfaqësues të MTKRS, GIZ, AKT si dhe takime në nivel rajonal e komunal në Shkodër, me turoperatorë,
etj.
Shtegu me gjatësi 192 km rrjedh përgjatë rajoneve malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Strategjitë Kombëtare dhe politikat e zhvillimit të turizmit në të tre vendet mbështesin gjithashtu një qasje të zhvillimit të bazuar në komunitet. MTKRS synon që projekte të tilla të implementohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë.
Mbështetja fillestare për këtë projekt është dhënë nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe implementuar nga GIZ dhe partnerët lokalë.
Majat e Ballkanit- Shqipëria, Kosova, Mali i Zi së bashku kanë konkuruar për këtë çmim së bashku me 46 shtete nga 6 kontinente.
Zonat shqiptare që përfshihen në këtë projekt janë Thethi, Valbona, Rragami, Ceremi, Bjeshkët e Doberdolit.
Fituesi do të shpallet në samitin global të Ëorld Travel& Tourism Counsil i cili do të mbahet këtë vit gjatë muajit prill në Abu Dhabi.




he “Peaks of the Balkans” Trail Trans-border Hiking through Albania, Kosovo and Montenegro

The transnational “Peaks of the Balkans Trail” leads through one of the most remote and wild mountainous regions of the Western Balkans. By using shepherd paths and footways, the trail winds through high alpine mountains up to 2,300 metres above sea level and leads through wild mountain scenery, with a diversity of breathtaking landscapes, varying from green valleys to crystal-clear mountain lakes, waterfalls, rivers and remote picturesque mountain villages, in which time seems to have stopped. All in all a “hidden treasure” for nature lovers and hikers.
Until twenty years ago, the region had been almost inaccessible for visitors, which makes it an authentic cultural experience and adventure to hike across the three mountains of Albania, Kosovo and Montenegro.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate