13 febbraio 2013

BUKURITË E JUGUT, Tour Udhëtimi per në Labëri 2.03.2013 me Explore-Albania


Udhëtim në Labëri (PROGRAMI dt. 2.03.2013)

Nisja nga Tirana do të bëhet në orën 8.00 të mëngjesit, tek ish-stadiumi Dinamo.
Rreth orës 10.00, ndalesë për kafe.
Rreth orës 12.30 do të ndalojmë për të ngrënë drekën tek Oda e Hasan Beut (ushqime tradicionale të zonës). Do të vazhdojmë drejt Tepelenës e do të marrim rrugën drejt grykës së Bënçës. Në ngjitje do të na shoqërojë lumi i Bënçës me ujërat e tij, dimër-verë, të kristaltë. Nga këtu fillon aventura. Do të kemi mundësinë të shohim e fotografojmë grykën dhe lumin e Bënçës, ujësjellësin e Ali Pashait, monument kulture e kategorisë së parë, ndërtuar rreth 200 vjet më parë nga Ali Pasha për fshatin Bënçë, kanionet madhështore të Progonatit e ujëvarën e tij. Do të zbresim në lumë për të parë ujëvarën dhe për të bërë foto. Pas kësaj do të marrim rrugën e kthimit për në Tiranë, ku do të mbërrijmë rreth orës 20.00 …, pasi kemi kaluar një ditë ndryshe.

Çmimi 5.500 Lekë për person.
Ku përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me makina komode të viteve të fundit
2. Kafe e snack-s gjatë rrugës.
3. Dreka me gatime tradicionale të zonës.
4. Guida gjatë rrugës dhe zbritjes për tek ujëvara.

Rekomandojmë veshje sportive dhe rroba ekstra për t’u ndërruar, nëse lageni kur të zbresim në lumë.

Për prenotime: +355 66 288 288 9
explore-albania@hotmail.com


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate