Grupi Eksploruesit, ditën e dielë, dt. 27/01/2013, udhëtoi drejt Shpellës së Mirë.
Shpella e Mirë ndodhet në fshatin Kurçaj, Fushkruje dhe është vend pelegrinazhi çdo 6 maj. Ajo vizitohet nga banorët e zonës në këtë datë cdo viti.
Shpella e Mirë ndodhet në fshatin Kurçaj, Fushkruje dhe është vend pelegrinazhi çdo 6 maj. Ajo vizitohet nga banorët e zonës në këtë datë cdo viti.
Përveç kësaj shpelle, fshati Kurçaj ofron një mori bukurish përreth, si ullinjtë qindra vjeçar, mbetjet e disa varreve bizantine, pema gjigande pranë burimit, si dhe malin e Gamitit.
Të gjithë këto element e shndërrojnë këtë fshat në një pikë tërheqëse për të apasionuarit e alpinizmit dhe historisë. Një fshat ende i pazbuluar dhe që pikerisht për këto ja vlen të vizitohet.
Tekst: Amantia Simixhiu
Foto: Endrit Shima
Rreth nesh
Klubi Speleo-Alpin EKSPLORUESIT është një organizatë jo fitimprurëse informale që mbledh pranë saj një grup të apasionuar pas speleologjisë, alpinizmint dhe aktiviteteve në natyrë.
Organizata jonë ka për qëllim të zhvilloj speleologjinë dhe turizmin aktiv e të qendrueshëm si edhe mbrojtjen e zonave malore e karstike.
Aktivitetet në natyrë zhvillohen në fundjavë, ndërsa takimet mes antarëve zhvillohen një herë në dy javë.
ANTARËSIMI
Të gjithë të apasionuarit pas speleologjisë dhe alpinizmit janë të mirëpritur në klubin tonë.
Ne organizojmë mesatarisht 2 aktivitete në muaj (ngjitje në mal, speleologji, ski, etj.) si edhe ekspedita speleologjike dhe alpinistike cdo vit.
Kuota për antarësim është 2000 Lek në vit dhe do të përdoret për blerjen e paisjeve kolektive ose për shpenzime të tjera të klubit.
Kontaktoni me ne për më shumë informacion rreth antarësimit.
Shënim: Klubi nuk mban përgjegjësi për aksidentet që mund t’i ndodhin antarëve gjatë aktiviteteve. Personat nën 18 vjeç duhet të kenë deklaratë nga prindi për t’u antarësuar ose të shoqërohen nga një i rritur gjatë aktiviteteve në natyrë.
kspedita e Shpelles se Arapit, 2012
Në korrik të vitit 2011, antar të grupit tonë morrën pjesë në ekspeditën speleologjike të Shpellës së Arapit, në Alpet e Shqipërisë, Theth, Shkodër.
Me shume mund te gjeni tek faqja zyrtare e Ekspedites Arapit Expedition.
Nessun commento:
Posta un commento