23 febbraio 2013

Afresku i Bezistanit vjen në Tiranë

Afresku i Bezistanit vjen në Tiranë23 Shkurt 2013 - 06:35
Afresku i Bazilikës së Bezistanit të Elbasan it ka ardhur në Tiranë. Ai i përket fundit të shekullit të V dhe fillimit të shekullit të VI dhe është sjellë në laboratorin e Institutit të Monumenteve të Kulturës për t'u konservuar. Një ndër specialistët e IMK-së, Zamir Marika është shprehur në media se zbulimi i afreskut u bë në vitin 2006, ndërsa rëndësia e tij është unikale. Ekipi i restauratorëve aktualisht është duke punuar në pjesën e pasme të afreskut. Dëmtimet janë të dukshme, por specialistët premtojnë se do mund ta risjellin në formën e saj fillestare. Piktura në bazilikën paleokristiane në qendër ka figurën e një rose të stilizuar gjeometrikisht. Kjo pikturë u përket pikturave shumë të rralla që i nënshtrohen një gjeometrizmi maksimal në një formë të rrallë të kubizmit. Afresku do mund të ekspozohet në finalizimin e projektit, pasi ekspozimi në kushtet aktuale mund të shkaktojë dëmtime.

(a.k/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate