08 febbraio 2013

Albania part of Everest expeditions 2012 with Dajti Alpino Turistik VIDEO

Ngjitja në majën e Everestit, 8848 m, i quajtur ndryshe çatia e botës, është një sfidë për shumë alpinistë. Dëshira për të arritur në pikën më të lartë të planetit vihet përballë vështirësive shumë të mëdha që paraqet ngjitja. E kur sfida bëhet më e vështirë dëshira për t’u përballur me të , duket se shtohet….

Alpinistë nga e gjithë bota, kanë ndërmarrë ekspedita për të arritur në majën e Everestit, duke vendosur atje flamujt e vendeve të tyre. Këtë vit në 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit , është rradha e një grupi prej 6 alpinistësh shqiptarë nga Shoqata Dajti-Alpino-Turistikhttps://www.facebook.com/groups/shdat/ të përballen me sfidën. Falë mbështetjes së Vodafone Albania dhe Raiffeissen Bank, Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit. Synimi është vendosja e flamurit shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.

Sponsorizimi i këtij ekipi nga ana e Vodafone Albania dhe Raiffeissen Bank ka filluar që në muajin dhjetor të vitit 2011. Kjo me synimin që jo vetëm të mbështesin monetarisht ngjitjen e alpinistëve, por edhe të ofrojnë mbështetje përgjatë gjithë fazave të kësaj ekspedite. Përmes kësaj faqeje , ju mund të informoheni për të rejat më të fundit të ekspeditës, tani që sfida ka nisur, dhe emocionet janë më të mëdha …

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate