20 febbraio 2013

Mungojnë fondet, ndryshon projekti i Bazilikës së Bezistanit

Mungojnë fondet, ndryshon projekti i Bazilikës së Bezistanit
20 Shkurt 2013 - 14:30
ELBASAN - Ndryshon projekti i zbulimit të Bazilikës së Bezistanit në Elbasan. Projekti, sipas grupit të specialistëve, është ndryshuar për shkak të mungesës së fondeve. 

Deri në sigurimin e tyre dhe zbulimin e plotë të Bazilikës ky objekt do të ketë pamjen aktuale dhe nuk do te vishet me xham ashtu siç ishte parashikuar në projekt. 

Ndërkaq përsa i përket afreskut të dërguar për restaurim në Institutin e Monumenteve, ai nuk do të mund të ekspozohet deri në finalizimin e projektit, pasi ekspozimi në kushtet aktuale mund të shkaktojë dëmtime. 

Fondet për këtë fazë punimesh të kryera në Bazilikën e Bezistanit në qendër të Elbasanit u siguruan nga Bashkimi Evropian. Ditët e fundit është bërë rrethimi i plotë i Bazilikës së Bezistanit sipas projektit të ndryshuar, ndërsa priten financime shtesë në mënyrë që të realizohet zbulimi i plotë i saj ashtu sikurse parashikohej në projektin fillestar. 

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate