Duket se turistet e huaj, jane ata qe vizitojne me se shumti monumentet e kultures ne Tirane. Ndryshe nga shqiptaret qe jane krejt indiferente, megjithese kryeqyteti ofron pika turistike dhe monumente me shume vlera, turistet jane ata qe nuk lodhen duke i kerkuar me nje harte ne dore dhe duke pare monumente, qe i perkasin lashtesise se vendit tone. Nje nder to, eshte edhe shtepia e piktorit Sali Shijaku, qe mendohet te jete shtepia me e vjeter ne Tirane. E ndertuar prej paraardhesve te piktorit dhe e ruajtur me shume fanatizem edhe prej atij vete. Nje shtepi njekateshe, por qe te jep pershtypjen e dy kateve. Me oxhak ne mes, me shkalle qe ngjitesh ne katin e dyte prej ballkoni dhe tavani larte i ruajtur prej vitesh, qe kur eshte ndertuar, rreth 300 vite me pare. Madje duken edhe gjurmet qe koha ka lene, ku muri lart eshte nxire per shkak te tymit te oxhakut. E gjithe shtepia eshte e mbushur me piktura, qe mbajne firmen e piktorit te njohur. Ndersa ne oborr, te bejne pershtypje qypat shekullore te ruajtur me aq kujdes, por edhe ato te pikturuar nga vete pronari dhe djemte e tij, po ne te njejtin stil. Kjo shtepi eshte miratuar dhe ben pjese ne listen e monumenteve te kultures shqiptare, megjithese sic thote dhe bashkeshortja e njerit prej djemve te Sali Shijakut, Laureta Shijaku, me shume se shteti, kontribut per ruajtjen e kesaj vlere, kane pronaret e shtepise dhe kryesisht piktori Sali Shijaku dhe dy djemte e tij Noseti dhe Orgesi. Laureta na tregon se kjo shtepi vizitohet shume nga te huajt, te cilet zgjedhin te darkojne aty. Ajo thote se shumica e tyre vijne te drejtuar nga agjencite turistike, por ka dhe nga ana ata qe e gjejne vete, duke ndjekur te dhenat e hartes se Tiranes, ose duke pyetur ne rruge. “Ka nga ana te huaj, qe kane ardhur deri ketu vetem me harte ne dore, ose kane pyetur njerez te ndryshem ne rruge. Madje dhe shqiptaret, qe i kane sjelle deri ketu qe mund te jene banore te lagjes, kur kane ardhur dhe e kane pare shtepine, jane habitur. Kane thene, sa turp qe s’e kemi pare me perpara, nderkohe qe e kemi ketu afer”, tregon Laureta Shijaku. Ajo thote se kryesisht shtepia vizitohet gjate veres, ku ne muaj, mund te vijne 50-60 turiste te huaj. Nje tjeter monument kulture, eshte edhe Mozaiku i Tiranes, qe gjendet prane kryqezimit te 21 dhjetorit. Ky mozaik eshte zbuluar ne vitin 1972 gjate ndertimit te nje godine. Mozaiku i Tiranes paraqet rrenojat e nje ndertese antike me ambiente te shtruara me mozaik. Gjate punimeve, u zbuluan edhe pjese muresh, fragmente tullash, pjese enesh qeramike qe datojne ne fillimet e shekullit te pare pas Krishtit. Pra, edhe ky monument kulture, tregon per lashtesine e vendit tone dhe vizitohet shume nga turistet, por edhe nga gjimnazet e ndryshme te Tiranes. Arkeologu Luan Nezha ben te ditur se gjate vitit 2012, Mozaiku i Tiranes eshte vizituar ne total nga 5684 vete kryesisht te huaj dhe gjimnaziste. Nezha tregon se te huajt kane shume kuriozitet ne lidhje me historine e Mozaikut, i cili mund te quhet ndryshe edhe kisha e pare shqiptare. Pasi ky ndertim, sipas arkeologut, renditet ne tipologjine e kishes paleokristiane dhe eshte shembull shume domethenes i lashtesise se ketij territori.
Pikat e panjohura, Kalaja e Dajtit dhe Shpella e Pellumbasit
Por duket se me vlera te jashtezakonshme, jane edhe dy pika te tjera turistike, sic eshte Kalaja e Dajtit dhe Shpella e Pellumbasit. Sipas arkeologut Luan Nezha, keto jane dy pika qe i perkasin nje periudhe mjaft te hershme. Keshtu, Shpella e Pellumbasit qe ndodhet ne zonen e Berzhites, i perket periudhes se Neolitetit. Sipas Nezhes, nese futesh brenda ne shpelle, do te shohesh sesi kane jetuar mijera vjet me pare paraardhesit tane. Madje sipas tij, atje jane gjetur edhe eshtra njerezish qe i perkasin kesaj periudhe. Por kjo shpelle, sipas arkeologut, vizitohet kryesisht nga studente te arkeologjise dhe nga te huajt. Shumica e shqiptareve nuk e dine ekzistencen e saj. Po keshtu, sipas arkeologut edhe kalaja e Dajtit duhet vleresuar dhe duhet te kthehet ne nje pike turistike, pasi shume qytetare te Tiranes shkojne deri ne Dajt per nje fundjave dhe nuk kthejne per ta vizituar ate.
Kalaja e Tiranes, e kthyer ne hotel
Por ka edhe nga ato qe cilesohen si monumente kulture, por qe nuk funksionojne si te tilla. Keshtu Kalaja e Tiranes, pervec mureve te dukshme nga jashte, nuk te ofron asgje tjeter nga brenda per shkak se ajo funksionon si Hotel. Po keshtu edhe Shtepia e Toptaneve, e cila pervec pllakates se vendosur nga Ministria e Kultures, ne te cilen thuhet “Monument Kulture”, nuk te ofron asgje tjeter per te pare, per shkak se dera eshte e mbyllur me kyc. Nese veshtron pertej, do te shohesh se gjithe shtepia eshte e rrenuar dhe e mbuluar nga bimet kacavjerrese, qe vertetojne vitet e lena ne harrese te saj.
Muzeu Kombetar e Xhamia, me te vizituarat
Muzeu Kombetar, Kulla e Sahatit dhe Xhamia e Tiranes, vazhdojne te mbeten pikat me te vizituara ne Tirane. Por edhe ketu, rekord mbajne turistet. Kryesisht Kulla e Sahatit dhe Xhamia e Tiranes vazhdojne te mbeten ndalesat e para te turisteve te huaj ne Tirane. Nderkohe qe Muzeu Kombetar, shenoi numer rekord vizitoresh pikerisht ne muajin dhjetor te ketij viti me rastin se ekspozimit te armeve te Heroit Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Madje shume prej vizitoreve, jane futur ne Muze per here te pare.
Lista e Monumenteve te Kultures ne Tirane
Kalaja e qytetit te Tiranes
Kalaja e Dorzes ne Peze te Madhe
Kalaja e Varoshit ne Ndroq
Kalaja e Lalmit ne Vaqarr
Kalaja e Tujanit ne Tujan
Kalaja e Prezes ne Preze
Shpella e Pellumbasit ne Berzhite
Muret antike dhe varri i Pershqopit ne Petrele
Ura e Tabakeve
Ura e Brarit
Kulla e Sahatit
Pusi prane kalase se Prezes
Rrenojat e Kishes Shen Merise ne Linze , Dajt
Xhamia e Et’hem Beut
Tyrbja e Kapllan Pashes
Tyrbja e Nuses
Teqeja e Sheh Dyrrit
Mozaiku i Tiranes
Banesa e Ish Hutajve
Banesa e Hysen Kazanit
Banesa e Reshat Hasan Petreles
Banesa e Shijaksve
Ish Banesa e Toptanasve
Banesa e Sulejman Metes
Banesa e Qamil Culhaj
Banesa e Adem Danit
Banesa e Riza Liles
Marre nga http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=67017

Nessun commento:
Posta un commento