13 febbraio 2013

Oroshi drejt rilindjes, turizmi malor një burim biznesi e kulture


Oroshi, një nga zonat e largëta malore me pasuri të shumta mbi dhe nën tokësore të rrethit të Mirditës, na sjell në vëmendje prespektivën jo të largët të zhvillimit dhe shfrytëzimit të tyre. Kjo zonë dashje pa dashje na risjellë në vëmendje Burgun e Spaçit dhe mendësi paragjykuese, por që tashmë me ndërtimin e rrugës së kombit këto perceptime po marrin fund. Banorët që jetojnë ende në këtë zonë e vërtetojnë më së miri realitenin e ri që po krijohet dalëngadalë. Turizmi malor edhe pse jo pak i frekuentueshëm tanimë me ndërtimin e rrugës së kombit do të jetë një nga mënyrat për ta zhvilluar rajonin e Mirditës dhe për të thyer tabu perceptimesh dhe paragjykimesh për zonat e thella.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate