25 febbraio 2013

Tour Hiking & Skiing 2-3 mars/2013 ne Puke me Eksploruesit - "Albania Beauty"





HIKING & SKIING
2 – 3 mars në qytetin e Pukës

Qyteti i Pukës është kryeqendra e rrethit të Pukës në Shqipërinë e veriut. Në 835 metra mbi nivelin e detit, qyteti është një nga zonat më të lartat në lartësi në Shqipëri dhe përbën një zonë të njohur për ski. I ndodhur 140 km larg Tiranës (rreth 2 orë e 30 minuta me makinë). Gjurmët e para të qytetit gjenden që në lashtësi me emrin Picarea, gjatë shekullit VI – II PK, i cili me vonë u shkatërrua nga një pushtim barbar. Qyteti ka qenë i njhohur edhe me emrin Pezhve më vonë dhe ka një traditë gati 2'000 vjeçare në skulpturat rrëshirë. Mbetjet e kësaj tradite janë te vendosura në ¼ e qytetit dhe gjithashtu qyteti është i rrethuar nga një pyll përrallor pishe prej një sipërfaqe 400 hektar, një faktor ky që e shndërron këtë zonë në perlë te hiking ku pamjet që të ofrohen janë mahnitëse. I ndodhur në kurriz të Bjeshkëve të Nemuna, ky vend ka qenë edhe mikpritës i kolosit të letrave shqiptare Migjeni, ku shkolla ku ai dhënë mësim është shndërruar në një atraksion turistik. Me pakë fjalë qyteti verior është një fole e turzimsit kulturor, gastronomik (ku kulinaria tradicionale do të ndihet në çdo vakt) dhe adventuresk – ku hiking nëpër borë dhe ski do të jenë kryefjala e qëndrimit tonë 2 ditor në Pukë.

..........G u i d a !...........

Data 2 mars :
·      Nisja bëhet në orën 8:00 tek sheshi “Nënë Tereza”, ku pasi të udhëtojmë për 2 orë do të bëjmë një ndalesë buze liqenit te Vau Dejes. Në restorant Perla, do të kemi mëngjesin dhe kafet për ti nxjerë gjumin ndonjë gjumashi :P
·      Rreth 11:30 mbërrijmë në qytetin e Pukës ku pasi të sistemohemi nëpër dhoma, zgjedhim pajiset e skive dhe zbresim ne fushën 2 minuta larg hanit për të marë leksionet e para te skive (si frenimi dhe marje e kthesave).
·      Në orën 14:30 do të drekojmë me kulinari tradicionale të zonës.
·      Në orën 16:00 do të shtrojmë disa opsione:
a)     Për të apasionuarit për ski do mund të zbresim përsëri për ski
b)    Kurse për të apasionuarit për hiking do të zhvillojmë një guidë te veçantë nëpër dëborë me pamjet e rralla panorameske
·      Për mbasditen kemi menduar një shëtitje turistike në qytet  dhe gjithashtu zhvllimin e disa “social gamea” te quajtur ndryshe “energizers”
·      Në orën 21:00 do të kemi darkën duke respektuar traditen gastronomike te vendit (me mish keci, fli, çorbë me ajk qumshti dhe miell misri, etj etj).
·      Pas darka do të jetë si një party tek Check Point :P, me pije alkolike dhe joalkolike dhe ku i vetmi ndriçim i hollit do të jetë drita e oxhakut. Për muziken? Pa merakt, DJ dhe pajiset i kemi me vete :D. Mbrëmja do të vazhdojë deri sa “I fundit i Mohikanve” të jetë zgjuar J

Data 3 mars:
·      Për të mos iu prishur gjumin e mëngjesit :D, në orën 10:00 do të kemi mëngjesin dhe ku pas kafes për gjumashet :P, do të marin pajiset e skive por kësaj radhe do të spostohemi në një pistë tjeëter (15 – 20 minuta larg), për të provuar nëse ka ndonjë talent te pazbuluar skiator midis nesh.
·      Në orë 14:00 do të kemi drekën.
·      Pasi të përshëndetemi me qytetin, në orën 15:00 do të bëhet nisja për në Tiranë.
·      Në orën 18:00 mbërrijmë në Tiranë, të dashuruar për gjumë por të mbushur me kujtime te paharueshme J


Ju njoftojmë që për të patur kohën e mjaftueshme në dispozicion për parapërgatitjet, rezervimet do të mbyllen diten e premte në orën 12:00.
Ju presim të kalojmë një fundjavë të veçantë së bashku J

P.S nga një trip i mëpërparshëm (e theksojmë jo i joni) për t’iu krijuar një ide se cfarë argëtimi na pret këtë fundjavë :D. Ne vidion tonë do e publikojmë të hënën me ju aktorët kryesor J


Për më tepër informacion mund të na ndiqni në fan-page tonë në facebook.
Rezervimet si gjithmonë mund të bëhen në:
C: 0693771019
F: eskploruesit – albanian beauty.facebook.com

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate