19 febbraio 2013

Turi i 50 fotografeve greke në Gjirokastër, Albania


E marte, 19 Shkurt 2013 13:11
Mund te jene shume prane njeri tjetrit, por keshtu nuk jane njohur ndonjehere! Eshte ky rasti i 50 fotografeve greke te Janines te cilet kane vendosur te fiksojne ne celuloid arkitekturën dhe jeten e qytetit te Gjirokastrës me qellim promovimin e tij.
Ata kane ndërmarrë per here te pare nje ekspedite fotografike duke vizituar disa nga pikat me joshëse te qytetit te gurte, tashme i mbrojtur nga Unesko qe prej vitit 2005. “Per dy dite do te jemi ne Gjirokastër. Eshte hera e pare qe vijme te gjithë bashke ne kete qytet. Është shume interesante qendra historike e Gjirokastrës dhe për me tepër është kaq pranë nesh dhe shume pak e njohur.” – shprehet fotografi Jani Bonos. Fotografitë me te mira te 50 artisteve greke, te cilat kane fiksuar jo vetëm pamje te monumenteve te kulturës, por edhe personazhe te qytetit, do te prezantohen me pase ne nje ekspozite te përbashkët e cila do te vendoset si ne Janine dhe Gjirokastër.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate