e Hënë, 25 Shkurt, 2013 | 14:53 pm
Nga kanioni i “xhindeve dhe mostrave” të Skraparit te “Porta e djallit”… Duken si subjekte librash fantastiko-shkencorë, por në fakt ato janë “disnayland”-et e natyrës shqiptare. Përmes sportit të rafting, juristja pranë Ministrisë së Brendshme ka mundur t’i zbulojë një nga një, me pritshmëritë të destinacioneve të reja.
Në fillim e quajtën “të krisur”…, pasi iu bashkua grupit të disa djemve beratas, të hipur mbi një gomone gati për të ndalur frymën mes bukurive natyrore të kanioneve të lumit Osum. Shijoi një eksperiencë krejt ndryshe, të mbushur me energji, rrahje të forta zemre dhe adrenalinë që i përshkonte çdo qelizë të trupit. Thotë se sporti i rafting është një “drogë” natyrale, pa kurrfarë efektesh anësore, por që të çon drejt një bote të re, plot sfida dhe të panjohura. Blerina Ago, 25-vjeçarja në profesion juriste pranë Ministrisë së Brendshme, nuk di të ndalet së foluri, sidomos kur vjen puna për pasionin e çmendur, për rafting. Përtej dukjes protokollare në ambientet e zyrës, ajo është një vajzë që sfidon vështirësitë, nuk u trembet edhe rreziqeve rastësore kur gomonia mund të rrëzohet e ta vërë përfund. Sipari i bukurive natyrore nga lumenjtë e Shqipërisë, te kanionet e mbushura me gjelbërim të përhershëm, nuk janë vetëm argëtimi parësor i juristes. Në statusin e sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të rafting, ajo ka marrë përsipër edhe promovimin e turizmit natyror në vendin tonë, përmes këtij sporti specifik që ajo e praktikon prej 12 vitesh.
Blerina, çfarë u bë shtysë që të përfshiheshit në sportin e rafting?
Nuk e di nëse ishte një kokëkrisje adoleshenteje apo një formë për t’u larguar nga përditshmëria e jetës sime në Berat. Madje, si pjesa më e madhe e njerëzve, mendoja se djemtë e rafting ishin tepër të çmendur, që shkonin nëpër ato zona aq të thella dhe se si flisnin me kaq ëndje për një vend të harruar. Njeriu të paktën një herë në vit duhet të shkojë diku ku s’ka qenë më parë dhe për mua ishte viti 2001 ai që më prezantoi për të parën herë me kanionet e Skraparit. Isha 14 vjeç, kur kuptova se “Lumi është jetë”. Kështu, një të diel u gjenda në breg të lumit Osum, në Hambull të Skraparit. U ndjeva e pushtuar nga frika dhe kurioziteti për të zbuluar atë që është e fshehur në kanionin e “xhindeve dhe mostrave”, ashtu si përflitej në legjendat urbane për kanionet e famshme të Skraparit. Kur kam veshur kostumin neopren të rafting dhe zbrita në kanionet e Osumit, fillova të ndihesha ndryshe. Jo për shkak të pamjes sime të çuditshme, por të sfidës me të cilën u ndesha. Isha përgatitur për të filluar një eksplorim, gjatë të cilit nuk kisha mundësi të kthehesha prapa, duhet të vazhdoja deri në fund të udhëtimit, por pas sekondave të para në gomone nuk mendova më për këtë. Lumi më rrëmbeu aq shumë, pavarësisht dhimbjeve të muskujve. Kjo lloj aventure më bën të shoh mbrapa. Edhe tani, pas shumë viteve, gjithmonë ndiej të njëjtat rrahje zemre, të njëjtën dozë adrenaline në damar. Të gjitha këto e bëjnë përfundimisht të paharruar aventurën time të parë të rafting, që shumë shpejt u kthye në argëtimin parësor për mua.
Si pa kuptuar, kanë kaluar 12 vite qysh atëherë e sot jeni në statusin e sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të rafting, a ka interes për këtë lloj sporti?
Në Shqipëri, pesë vitet e fundit vihet re një interesim shumë i madh nga turistët vendës dhe ata të huaj. Pa dyshim është dashur një punë e madhe dhe promovuese gjatë gjithë këtyre viteve.
Më kujtohet vite më parë një moment kur bashkëshortja e një ambasadori në atë kohë në Shqipëri gjunjëzohet para ujëvarës së artë në kanionin e Skraparit dhe fillon falet në rusisht. I shkoj pranë dhe pyes se çfarë po ndodhte dhe ajo më përgjigjet: “Falënderoj Zotin që më fali edhe një ditë që unë të vija në këtë kanion dhe të përjetoja këtë bukuri”. Qëllimi i veprimtarisë së Federatës Shqiptare të Rafting shtrihet në dy drejtime kryesore: zhvillimi i këtij sporti në Shqipëri në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe të respektimit dhe mbrojtjes së natyrës. Promovimi i udhëtimeve të ndryshme rafting, në sferën e turizmit kombëtar dhe ndërkombëtar. Këto udhëtime turistike shiten në paketa turistike nga operatorë të ndryshëm, vetëm nëpërmjet shërbimeve të specializuara të guidave profesionale të FSHR-së.
A nuk duket si një sport i rrezikshëm për një femër?
Nuk mendoj se ka kufizime gjinore apo fizike për të ushtruar çfarëdolloj sporti që praktikohet në botë. Fakti që disa sporte janë më të praktikuara nga femrat, mendoj se ka të bëjë me natyrën e femrave, të cilat janë në kërkim të së bukurës. Rafting është i bukur. Ka shumë vajza dhe gra, të cilat e praktikojnë rafting në Shqipëri. Madje, ato janë shumë të zonjat, shumë luftarake dhe drejtuese shumë të mira. Rafting nuk është një sport që kërkon thjesht forcë fizike. Paralelisht kërkon një fuqi mendore dhe femrat dinë t’i kombinojnë shumë bukur të dyja këto. Nuk është një sport i rrezikshëm. Çdo person duhet ta ushtrojë rafting nën shoqërimin e një guide profesionale të Federatës Shqiptare të Rafting dhe pranë një kompanie/organizate që zotëron të gjitha pajisjet e rafting.
A e keni parë veten ndonjëherë në vështirësi?
Personalisht jam vënë në vështirësi gjatë momenteve të stërvitjes me anëtarët e tjerë të skuadrës. Qëllimisht ata përmbysën gomonen dhe unë gjendesha e ngecur poshtë gomones, me rrëmbesën e lumit që më shtynte drejt shkëmbit vazhdimisht. Normalisht, ndodh që ty të duket sikur je nën ujë për një jetë të tërë, por në fakt ato janë vetëm pak sekonda. Por gomonia që kisha sipër, e pengonte jelekun e shpëtimit të më nxirrte në sipërfaqe. Në mënyrë instinktive nisa të kontrolloj me dorë sipërfaqen e gomones, derisa gjeta hapësirën, kapa litarin dhe dola sipër. Kaq ishte, një tjetër sfidë, asgjë me tepër. Ia dola mbanë vetë në këtë ushtrim dhe djemve të skuadrës që ishin në gatishmëri ia kurseva lëshimin e litarit dhe teknikës se hedhjes për shpëtim.
Përveç faktit që është një lloj aventure dhe zbulimi, pse duhet aplikuar ky lloj sporti?
Ky sport në radhë të parë është shumë edukues, nxit frymën në grup dhe të mëson se gjithmonë duhet të synosh një finish. Për ta arritur këtë duhet të jesh i aftë të kalosh gomonet e tjera para teje, vetëm në sajë të punës me skuadrat e tjera. Dhe nëse je i zoti për ta arritur këtë, atëherë ti ke një kufi të ri. Prandaj ne i nxisim prindërit dhe fëmijët e tyre të vijnë ta praktikojnë. Gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me disa shkolla fillore, të mesme dhe të larta që të organizojmë rafting në itinerarin e luginës Osum. Në shumë shtete të Europës ky sport është i përfshirë në orën e “Edukimit fizik”. Synojmë ta arrijmë këtë dhe në mjediset tona të arsimit. Praktikimi i këtij lloj sporti është një terapi e vërtetë, sidomos për personat që ndihen të lodhur, të stresuar, të mërzitur dhe pa shpëtim nga monotonia e punës dhe përditshmërisë së tyre. Ne e kemi të provuar se për të paktën tri orë ata nuk do mendojnë asgjë nga shqetësimet e tyre dhe vetëm do çlirohen nga emocionet negative dhe do mbushen plot me energji. Rafting është një drogë natyrale. Të qetëson dhe të ndihmon në mënyrë të shëndetshme. Një terapi në kuptimin e plotë të fjalës.
Çdokush do mendojë se ju jeni një sportiste profesioniste, megjithatë profesioni juaj është juriste…
Në profesion jam juriste pranë Ministrisë së Brendshme, Instituti i Trajnimit të Administratës Publike. Por, me gjithë angazhimin dhe seriozitetin me të cilat bëj punën, jam sakaq aktive në kohën time të lirë. Më pëlqen t’i shërbej mjedisit ku jetoj. Punoj vullnetare kryesisht për sa u përket çështjeve të turizmit dhe mjedisit. Jam gjithmonë në luftë të vazhdueshme me kohën. Megjithatë, suksesi është gjetja e ekuilibrit. Gjithkush që ndjek një pasion, ëndërr, projekt duke dhënë dhe marrë, ndihet mirë, i dobishëm dhe produktiv. I tillë është edhe sporti i rafting për mua.

ERMIRA ISUFAJ
Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/25/blerina-ago-aventure-dhe-terapi-me-rafting/#ixzz2LwLI0I6C
Nessun commento:
Posta un commento