11 febbraio 2013

Nisin karnavalet në Shkodër, shkurt 2013


Nisin karnavalet në ShkodërNisin karnavalet në Shkodër
E diel, 10 Shkurt 2013 15:01
Maska e kostume veneciane te epokave te ndryshme apo edhe figura te njohura te përrallave per femije kane mbushur sheshin kryesor “Luigj Gurakuqi” ne Shkodër, duke zyrtarizuar nisjen e festes se karnavaleve. Pothuajse te gjitha rrugët e qytetit jane perfshire nga festimet dhe ballot me maska.  E nisur qe ne vitin 1860  kjo feste eshte bere nje tradite e pervitshme ne Shkodër dhe kete vit do te zgjase tre dite. Kostume nga me te larmishmet jane siguruar nga mjeshtri i maskave Edmond Angoni. Pjese e ketyre festimeve kane qene dhe aktoret e njohur te humorit shkodran. Dordoleci, i cili personifikon te këqijat, eshte parashikuar te digjet diten e nesërme, duke uruar qe te shkatërrohen veset negative te shoqërisë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate