08 febbraio 2013

Apollonia e mbuluar nga uji dhe balta, Nuk përfillen mendimet e ekspertëve


Nuk përfillen mendimet e ekspertëve
08 shkurt 2013 15:13
I njëjti gabim mund të ndodhe për herë të tretë në Apoloni.

Teatri antik është mbuluar nga uji dhe balta. Shkarjet e dheut kanë zbuluar punën e dobët të arkeologëve gjermanë.
Ekspertët kanë afruar sugjerimet e tyre, por nuk i ka pyetur kush. 
Nëse kalaja Rozafa ndërtohej ditën e shembej natën, teatri i Apollonisë zbulohet në verë dhe groposet në dimër.

Territori ku ndodhet teatri antik është zonë e paqëndrueshme gjeologjike ndaj kërkohen metoda specifike gërmimi. Në vitin 2010 shpati u shemb dhe mbuloi pjesën e gërmuar të teatrit. Ne 2011 ekspertet paralajmeruan. Por në nëntor të vitit të shkuar ndodhi e njëjta gjë. 

Teatri i Apollonisë pretendohet të jetë ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. 
Gërmimet për ta bërë atë të vizitueshëm kanë nisur në vitin 2007. 
Por jo vetëm që teatri nuk po zbulohet por rrezikohet edhe dëmtimi i rëndë i strukturës së tij. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate