15 febbraio 2013

Mozaiku i Elbasanit përfundon si gropë e rrethuar

Elbasan - Shkurt 15,2013 - 12:40
Mozaiku i Elbasanit, ndryshe nga ç'qe planifikuar, duket se do të përfundojë si një gropë e rrethuar me kangjellla hekuri për të evituar incidentet me kalimtarët. Vetëm nga Këshilli i Europës janë dhënë 600 mijë euro për zbulimin e plotë dhe mbulimin me xham të mozaikut më të madh të zbuluar në vendin tonë. I pazbuluar tërësisht së fundi mozaiku është rrethuar me kangjella dhe po i ndërtohen disa rrugica të vogla përmes për kalimin e vizitorëve.

Në dorën e fundit që po i jepet punimeve të mozaikut u zbuluan edhe 2 varre në cepin jugor të tij, që sipas specialistëve, i përkasin shekullit të pestë. Në këto kushte nuk sigorohet mirëmbajtja e mozaikut as nga kushtet atmosferike dhe as nga dëmtimet që mund ti bëhen nga njeriu. Puna për ta bërë mozaikun e shekullit të gjashtë të vizitueshëm dhe të sigurtë ka mbetur si në vitin 2007 atëherë kur nisën gërmimet për zbulimin e tij.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/57313/ALB#Xchiu
Besim Dybeli

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate