Izaura Ndoj
Plot 22 vjet nga renia e bustit te ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, Pavijoni i Terrorit Komunist, ne Muzeun Historik Kombetar ka pritur me mijera vizitore te huaj dhe shqiptare. Dhjetera fotografi, dokumente, shifra dhe mjete personale te burgosurve politike, kane rrefyer permes ketij pavijoni copeza nga vuajtjet cnjerezore ne burgjet e diktatures dhe qendresen e antikomuniste nder vite. Keto fakte te cilat prej nje viti qendrojne te ekspozuara ne katin e dyte te Muzeut Historik Kombetar, sipas specialisteve qe kane bere te mundur ngritjen e ketij pavijoni kane qene ne qender te vemendjes se turisteve te huaj. “Qe nga hapja e Pavijonit te Terrorit Komunist, numri i vizitoreve ka kapur shifren 50 mije vizitoreve ne vit, qofte turistet te huaj apo shqiptar, duke perjashtuar nxenesit e shkollave te ndryshme”, - tregon Fredi Gusho, specialist ne MHK. Sipas tij, interes te madh per vizitoret e huaj ka treguar edhe ngritja e “qelise-model” ne naten e ekzekutimit, arnimi i pantallonave me fije floku, si dhe ekzekutimi i qindra intelektualeve”, thekson specialisti. Tronditese ka qene vitrina qe paraqet denimin dhe pushkatimin e 9 intelektualeve te pafajshem ne vitin 1945 dhe ata, te cilet ne vitin 1951 u akuzuan padrejtesisht per gjoja bomben e hedhur ne ambasaden sovjetike.
Risia
Nje tjeter element per te cilin eshte punuar, eshte edhe pershtatja e Pavijonit te Terrorit Komunist per vizitoret e huaj, te cilet jane te interesuar ne vecanti per kete pavijon. Pervec diciturave te objekteve, te cilat jane perkthyer ne gjuhen angleze, materialet pershkruese, ngjarjet apo ndonje vendim gjyqi, ndiqen nga lektor te cilet shoqerojne grupe te ndryshme turistesh te huaj ose delegacione shteterore. “ Vizitoret e huaj jane shume te interesuar per kete periudhe, madje shume kurioz per te mesuar mbi luften e klasave qe eshte zhvilluar ne Shqiperi. Per kete arsye nga Muzeu Historik Kombetar, jane punesuar lektor qe ndjekin grupe te ndryshme vizitoresh te cilet jane kureshtar mbi kete pavijon”, thote specialisti Gusho.
Ekspozimi
Pavijoni i Terrorit Komunist, ka sjell per vizitoret e tij fotografi, dokumente, objekte te reja qe kane pasqyruar ne menyre kronologjike dhe tematike kryesisht Shqiperine e viteve ’45-’90. Sipas specialistit Fredi Gusho, ky pavijon eshte pasuruar edhe gjate ketij viti me objekte dhe dokumente te familjareve te pushkatuar, apo koleksione fotografish te atyre viteve. Per here te pare ky pavijon u hap ne 1996-en nen emrin “Genocidi Komunist” dhe u mbyll ne vitin 1998.

Nessun commento:
Posta un commento