01 febbraio 2013

Tirana në 21 vendet me inteligjente ne botë



tirana
Tirana është përzgjedhur në një nga 21 komunitetet inteligjente në Botë. Në listë janë përfshirë Toronto, Philadelphia, Rio de Janeiro dhe shumë të tjerë. Vlerësimi është bërë nga Forumi i Komunitetit Inteligjent (Intelligent Community Forum), i cili është një nga institucionet më serioze, që studion zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve të ndryshme në mbarë botën.
Komuniteti i Tiranes është vlerësuar me këtë nderim, sepse ka arritur të kuptojë sfidat e mëdha që sjell nevoja e përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) me brez të gjerë për bizneset e qytetarët dhe ka marrë hapa konkrete për të krijuar një ekonomi të aftë të përparojë nëpërmjet përdorimit të kësaj infrastrukture moderne të TIK.
Vlerësimi vjen pas një sërë projektesh që janë ndërrmarë për teknologjinë gjatë viteve të fundit, siç është ai i “Shqipërisë Dixhitale”.   “Me rënien e sundimit sovjetik në Europën Lindore në fund të viteve 1990, ky kryeqytet, i një prej vendeve me të varfra të kontinentit, filloi një udhëtim me rreziqe drejt shekullit të 21-të. Tirana është qendra tregtare dhe prodhuese e vendit, ku ndodhet gjysma e të gjitha kompanive shqiptare dhe ¾ e kompanive të huaja.  Ajo është shtëpia e industrive në rritje të këpucëve dhe veshjeve, produkteve bujqësore, minierave, naftës dhe gazit, dhe turizmit. Më një normë të ulët të penetrimit të internetit të krahasuar me BE, tregu i internetit në vend ofron potencial të lartë rritjeje”, thuhet në raport.
21 komunitetet inteligjente të 2013-ës
Ballarat, Victoria, Australia
Rio de Janeiro, Brazil
Castelo de Vide, Portugal
Stratford, Ontario, Canada
Columbus, Ohio, USA
Taichung City, Taiëan
Heraklion, Crete, Greece
Tallinn, Estonia
Hsinchu City, Taiëan Taoyuan County, Taiëan
Jiading Neë City, China
Tirana, Albania
Kingston, Ontario, Canada
Toronto, Ontario, Canada
Mitchell, South Dakota, USA
Ëanganui, Neë Zealand
Oulu, Finland  Ëhittlesea,
Victoria, Australia
Philadelphia, Pennsylvania, US
Ëinnipeg, Manitoba, Canada
rospect, So. Australia, Australia

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate