01 febbraio 2013

Kakavijë, sekuestrohen vepra arti të vjedhura








Veprat janë vjedhur në kisha të ndryshme, policia shoqëron poseduesin
31 janar 2013 16:38
Një numër i konsiderueshëm veprash arti të vjedhura në objektet e kultit janë sekuestruar pasditen e se enjtes nga policia kufitare e Kakavijës . 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bagazhet e pasagjerëvë që udhëtojnë në makina të vogla në drejtim të shtetit grek, një shtetasi nga Tirana pasagjer në një autoveturë në çantën e tij iu gjetën vepra të kulteve fetare , si kryq, piktura , pjesë të ikonostasit , të epitafit. 

Vepra janë vjedhur në kisha të ndryshme.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e poseduesit të objekteve dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij trafiku dhe origjinën e veprave si dhe të pjestarëve të tjerë të implikuar në këtë trafik.
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/27697

Të tjera rreth shkrimit FOTO/U gjetën në bagazhin e makinës KAKAVIJE - Policia Kufitare ka sekuestruar ditën e sotme në Kakavijë një numër të konsiderueshëm vepra arti, të vjedhura në objektet e kultit në vendin tonë, ndërsa një person ka rënë në prangat e policisë. 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Gjirokastrës, veprat e artit të vjedhura u gjetën në bagazhin e makinës së një personi që udhëtonte nga Tirana në drejtim të shtetit grek. 

“Më datën 31.01.2013, rreth orës 15.00, Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije rreth orës 12.30 gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve të pasagjerëve që udhëtojnë në makina të vogla në drejtim të shtetit grek, një shtetasi nga Tirana që udhëtonte si pasagjer në një autoveturë, në çantën e tij iu gjetën një numër i konsiderueshëm vepra të kulteve fetare , si kryq, piktura, pjesë të ikonostasit, të epitafit etj., vepra të vjedhura në kisha të ndryshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Gjirokastrës.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij trafiku, si dhe origjinën e këtyre veprave apo pjesëtarëve të tjerë të implikuar në këtë trafik.

Për arsye hetimi policia nuk bën me dije gjeneralitetet e shtetasit që është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës.

Operacioni që ka nisur prej mëngjesit të sotëm nga Policia Kufitare po drejtohet nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër Admir Abrija.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com) 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate