04 febbraio 2013

Nis puna për pavionin etnografik në Muzeun Historik


Specialistët janë në momentin e vendosjes së vitrinave
04 shkurt 2013 12:25
Ka nisur puna për konkretizimin e pavionit etnografik në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.
Drejtori Luan Malltezi thotë se ky pavion do pasuroj gamën e objekteve dhe periudhave që prezantohen në këtë hapësirë.
Specialistët janë në momentin e vendosjes së vitrinave ku do të pasqyrohen mijëra objekte të trashëgimisë kulturore të krahinave të gjithë Shqipërisë. Prej vitesh ato kanë qëndruar të mbyllura.
Malltezi është i mendimit se në Tiranë krahas këtij pavioni domosdoshmërisht duhet dhe një muze i vecantë etnografik.
Në hapësirën prej 1600 metra në dy katet e muzeut do të prezantohet jeta në qytete dhe fashat. Pavioni po realizohet me fondet e PNUDIT.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate