
Ministri Gjiknuri deklaroi se në sajë të investimeve të kryera, këtë vit ka ndryshuar ndjeshëm cilësia e furnizimit, çka pohohet nga banorët e zonës dhe pushuesit.
“Jugu ka qenë një nga zonat më problematike përsa i takon furnizimit me energji, sidomos gjatë verës kur rritej dhe konsumi i energjisë për shkak të turizmit, ndërprerjet kanë qenë të shpeshta, por dhe cilësia e furnizimit apo niveli i tensionit kanë qenë skandaloze. Vitet e fundit, por sidomos vitin e fundit, janë kryer investime që tregojnë dukshëm ndryshimin e realiteteve, cilësia e furnizimit ka ndryshuar rrënjësisht”, u shpreh Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri ka përmendur disa investime të kryera në zonën bregdetare të jugut, investimin e rëndësishëm të Unazës së Jugut, e cila hyri këtë vit në funksionim, si dhe vendosjen për herë të parë në punë të një nenstacioni të lëvizshëm në Himarë, që bën konvertimin e kësaj rryme për nivelin e tensionit të ulët për qytetarët.
Gjiknuri në fjalën e tij theksoi se ditët e fundit po shqyrtohet oferta për 2 nenstacione të reja të Himarës dhe Orikumit, që do të jenë investime permanente që do të kompletojnë gjithë pjesën e jugut nga Vlora në Sarandë. “Kemi filluar procesin e përgatitjes së tenderit për investimet që do bëhen në pjesën tjetër të jugut, një pjesë nga Kooperacioni Italian dhe një pjesë e fondit nga OSHEE dhe deri vitin tjetër do kemi mundësi që i gjithë Jugu të ketë një cilësi furnizimi njësoj si qytetet e tjera të Shqipërisë”.
Ndërsa administratori i kompanisë OSHEE, Adrian Cela, nënvizoi në fjalën e tij disa prej investimeve të përfunduara në zonën e Jugut, sic janë nënstacioni mobile që do të qëndrojë permanent deri në vitin 2017 derisa të hyjë në punë nstacioni i ri 110-20 me fondet e Kfw. /a.ke/
http://www.ata.gov.al/vija-bregdetare-gjiknuri-investimet-permiresojne-ndjeshem-furnizimin-me-energji/
Nessun commento:
Posta un commento