25 luglio 2016

Mediat gjermane: Thethi, mrekulli e pazbuluar në Evropë

13662027_10153501287766353_3920521134263625688_oTIRANË, 25 Korrik /ATSH- I. Vata/ -Ambasada gjermane në Tiranë beri te ditur sot se mediat gjermane shkruajnë për alpet shqiptare, duke i konsideruar ato një mrekulli të pazbuluar në Evropë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ambasada gjermane në Tiranë shprehet: “Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore të pazbuluara në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri”.
“Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu, Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) së bashku me Projektin Gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli “, shprehet amasada gjermane, duke venë në dispozicion dhe lingun http://bit.ly/2artYLQ. /a.ke/
http://www.ata.gov.al/mediat-gjermane-thethi-mrekulli-e-pazbuluar-ne-evrope/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate