TIRANË, 7 Korrik / ATSH / – Në peisazhin ujor-tokësor të mbrojtur lumi Buna –Velipojë, po punohet për vendosjen e sinjalistikës për shtigjet ku do të lëvizet me bicikleta.
Ky është një projekt i IUCN dhe po zbatohet në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura të qytetit të Shkodrës.
Kjo zonë tashmë ka fituar statusin që të jetë një zonë turistike për admiruesit e natyrës dhe të pasionuarit pas vëzhgimit të shpendëve ujorë, që në grykëderdhjen e Bunës janë me shumicë.
E gjithë zona, në periudhën e verës është e vizituar edhe nga plazhistët që pushojnë në Velipojë.
Koha e mbrëmjes apo orë të veçanta të ditës, ata i kalojnë në natyrë dhe duke vëzhguar shpendët e rrallë të grykëderdhjes së lumit Buna. /a.ke/
http://www.ata.gov.al/sinjalistike-ne-ndihme-te-vizitoreve-ne-peisazhin-e-grykederdhjes-se-bunes/
Nessun commento:
Posta un commento