
Më herët, kreu i bashkisë Qazim Sejdini në një nga premtimet e tij elektorale kishte pohuar se “qytetit të Elbasanit do t’i rikthehet gjelbërimi, dhe qytetarët do të kenë më shujmë ambiente relaksimi gjatë orëve të pasdites”, dhe pas shumë pak kohësh ky premtim u kthye në realitet. Ishte një investim i bashkisë së Elbasanit që nisi pak muaj më parë, dhe tashmë po shijohet lehtësisht nga qytetarët.
Parku “Aqif Pasha”, përcjell një dekor ndryshe në qytet, edhe pse i krijuar rishtaz, kanë qenë të shumtë qytetarët që e frekuentojnë, por nuk kanë munguar edhe turistët, të cilët pasi shijojnë gjelbërimin dhe relaksimin, kanë mundësi të njihen edhe me gjurmë të historisë së këtij qyteti, që ndodhen brenda këtij parku sa turistik aq edhe relaksues. Mozaiku paleokristian i zbuluar vite më parë nën kujdesin e kreut të bashkisë, çezma e vjetër, rrapi që është edhe monument kulture, si edhe Muzeu Etnografik shumë pranë tij, janë kthyer në objekte të blicave fotografikë, jo vetëm të të rinjve që pushojnë në këtë park por edhe të turistëve të huaj. Janë vetë pushuesit e parkut që e vënë re ndryshimin që i ka dhënë qytetit hapësira, dhe gjelbërimi.
Me një dekor tërheqës, me ambiente të reja, të bukura, e mbi të gjitha relaksuese, investimi i Bashkisë, në parkun ‘’Aqif Pasha’’ të qytetit i ka dhënë rezultatet, madje duke kaluar pritshmëritë. Stili i veçantë dhe arkitektura me të cilën është ndërtuar parku ka bërë që edhe ata qytetarë, që në fillim të punimeve ishin skeptik tashmë janë bindur plotësisht se ndërhyrja në këtë park ishte mëse e nevojshme. Parku “ Aqif Pasha” nuk ka asnjë ndryshim me parqet që kanë qytete të mëdha të Europës, dhe jo vetëm./m.m/
http://www.ata.gov.al/elbasan-parku-aqif-pasha-sa-relaksues-aq-edhe-historik/
Nessun commento:
Posta un commento