TIRANË, 14 Korrik / ATSH -N.Lena/ – Thethi nuk është vetëm një vend ku mund të soditësh bukuritë natyrore, por atje mund të bësh edhe plazh. Dhe për këtë shërbejnë vaskat e gurit në Ndërlyse, ose ”Pishinat e Thethit” siç i quajnë.
Ato janë formacione shkëmbore të krijuara nga prurjet e bollshme të ujit të lumit të zi që zbret nga fshati Kaprre. Në fshatin Kaprre, ky ujë krijon Syrin e Kaltër, një bukuri e natyrës që mahnit vizitorin.
Imagjinoni që të zgjoheni një mëngjes dhe megjithëse mund të keni fjetur shumë pak, të ndjeheni të plotësuar, të freskët dhe energjike, imagjinoni kur para jush sa po hap pak dritaren është një panorame magjepse, me male të lartë, ku ngjyrat e shumta mundohen te kapin majen e bjeshkëve të “bekuara”.
Ujvara e Thethit është monument natyrë, një kryevepër e natyrës, ku uji i maleve bie rrëke, në një shtrat të lugët, një pamje që nuk mund të përshkruhet.
Pamja e tyre është mjaft interesante dhe e bukur, pasi ka forma shumë të ndryshme e të veçanta. Në pjesën më të madhe janë të lëmuara dhe të rrumbullakëta dhe ngjasojnë si vaska të punuara nga një artist me shije perfekte. Gjatë periudhës së sezonit veror ato shfrytëzohen edhe për t’u freskuar vizitorët e shumtë të tyre.
Syri i kaltër, kush e ka parë ka mbetur i mahnitur, se si është e mundur që oaze të tilla të jenë realitet.
Vaskat e gurit, formacione shkembore të gërryera nga uji me mijra vite, kane formuar pishinat e sotme.
Vaskat e gurit, formacione shkembore të gërryera nga uji me mijra vite, kane formuar pishinat e sotme.
Ushqimi eshte karakteristik dhe bio, aty ku kupton shijen e vertete te ushqimeve, atë shije që nuk e gjen në metropol.
Këto masive shkëmbore me bukuri përrallore shoqërohen edhe me një pishinë natyrore me ujë të pastër ku mund të bëhet edhe plazh nën urën e bukur që bashkon dy shkëmbinjtë e malit mbi pishinën ku aventurieret mund të hidhen nga lartësia.
Pra, Thethi nuk është vetëm një vend i bukur natyror, por edhe një vend ku në ditët e nxehta mund të bëhet plazh. /a.ke/
http://www.ata.gov.al/ne-theth-mund-te-besh-edhe-plazh-ne-pishina-natyrore/
Nessun commento:
Posta un commento