17 luglio 2016

Bashkia Pogradec-Kostur, projekte të përbashkëta për zhvillimin e turizmit

IMG_4135TIRANE, 16 Korrik /ATSH/- Pogradeci dhe Kosturi synojnë të ndërmarrin projekte të përbashkëta zhvillimore në fushën  e turizmit.
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe homolgu i tij i bashkisë së Kosturit në Greqi, Annestis Aggelis nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim për projekte në zhvillimin e turizmit alternativ në rajonin ndërkufitar.
Të dy bashkitë do të angazhohen me ekipe të përbashkëta për të siguruar projekte europiane për të promovuar turizmin, kulturën, për të mbrojtur cilësinë dhe ekositemet e ujit të liqeneve.
Ky bashkëpunim eshte një mundësi më shumë për turizmin në Pogradec si dhe për të përfituar nga eksperienca e Kosturit.
Marrëveshja do të rrisë mundësitë për aktiviteteve më të shumta në turizëm dhe ekonominë lokale si dhe promovimin dhe reklamimin e dy bashkive si një destinacion turistik i përbashkët. Bashkia e Kosturit ka një traditë të gjatë në turizmin kulturor e cila ka përfituar mbështetje të mëdha nga Bashkimi Europian me fonde për zhvillimin e saj. e.xh/ /a.g
http://www.ata.gov.al/bashkia-pogradec-kostur-projekte-te-perbashketa-per-zhvillimin-e-turizmit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate