19 luglio 2016

Muzeu Arkeologjik i Tiranës 13700 vizitorë, 80% turistë të huaj

muzeu-1
Muzeu Arkeologjik në Tiranë që ndodhet pranë sheshit Nënë Tereza po tërheq një fluks të madh vizitorësh të huaj. Përgjegjësja e Muzeut Arkeologjik, Edlira Andoni, pohoi se numri i vizitorëve të huaj është mbi 80 për qind. Specialistja e muzeut pohon se një pjesë e madhe e të huajve kanë interesa studimore, dhe interesin më të madh e tregojnë për objektet prehistorike, të cilat janë zbuluar në Mat, në Maliq të Korçës e treva të tjera të Shqipërisë. Gjatë vitit 2015 në Muzeun Arkeologjik janë regjistruar 9 mijë vizitorë, dhe nëse shton edhe numrin e nxënësve bëhen rreth 13 mijë e 700 vizitorë. Edlira Andoni ka thënë për Report TV se Muzeu Arkeologjik i Tiranës ka të ekspozuara mbi 2 mijë e 112 objekte, dhe nëse i bashkohen ato të fondit rezervë janë mbi 17 mijë objekte. Këto objekte shtohen çdo vit nga zbulimet sistematike arkeologjike. Në muzeun arkeologjik të Tiranës muajt e verës karakterizohen nga një fluks më i madh vizitorësh të cilët ndahen sipas kategorive për të rriturit, vizitorët e pjesshëm dhe nxënësit e shkollave.
http://www.standard.al/muzeu-arkeologjik-i-tiranes-13700-vizitore-80-turiste-te-huaj/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate