09 luglio 2016

Karaburuni karshi Vlorës, perla turistike plot surpriza e pa vlerësuar sa duhet.

    karabur3TIRANE, 9 Korrik  /ATSH- Nikolla  Lena/ – Eshte një nga perlat e turizmit shqiptar, pjesë e bregdetit vlonjat që quhet Karaburun, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar.
    Gadishulli i bukur ndodhet 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore. Ai ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.
    Peisazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bën atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës së shtrirë.
    Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali I Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Llqes, respektivisht 732 dhe 687 metra.karaburu6
    Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, Shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që sheh nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer.
    Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm
    Gadishulli shquhet për bregun e thyer ku formohen gjire dhe shpella të shumta. Gjiret janë dhe plazhet më të frekuentuara sot për ata që pëlqejnë vetminë, intimitetin dhe aventurën. Një ndër ta është dhe Gjiri i Ariut, një plazh tepër I bukur dhe intim.
    Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në karabur7historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet.
    Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen.
    Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit kalojnë në rërën e pastër orë mjaft të këndshme. Ka edhe një karab4shërbim detar për të vizituar Karaburunin.
    Mund të nisesh nga qyteti i Vlorës dhe për disa minuta arrin në plazhet më të bukura dhe të qeta të vendit tonë. Karaburuni është një intrigë për të gjithë ata që pëlqejnë detin dhe peshkimin.
    Amatorët e peshkimit mund të ushtrojnë sportin e tyre të preferuar në guvat shkëmborë të këtij gadishulli si dhe të notojnë në ujrat e kaltër e të pastër të kësaj zone. Turistët dhe vizitorët mund të zgjedhin rrugën tokësore apo atë ujore për të arritur në gadishull. Shërbimi taxi nis nga qyteti I Vlorës apo ai i Orikumit. /a.kehttp://www.ata.gov.al/karaburuni-karshi-vlores-perla-turistike-e-pa-vleresuar-sa-duhet/

    Nessun commento:

    Posta un commento

    Search

    Translate