
Ky postim imagjinar dhe dashakeq ka shqetësuar banorët e zonës dhe AdZM-në e Elbasanit që mbulonë edhe këtë zonë nën administrimin e Zonave të Mbrojtura.
Ky territor quhet edhe si qëndra e pelegrinazhit turistik për Parkun Kombëtar Shebenik- Jabllanicë. Këto pamje prishin imazhin turistik të zonës dhe largojnë vizitorët.
AdZm e Elbasanit është prononcuar dhe shpjegon fenomenin:”Me anë të postimeve në facebook mund të bëni
lojëra të ndryshme,qoftë edhe të sajuara,por kurrë për ne që e njohim zonën dhe jetojmë në këto ambiente natyrore, nuk ju lejojmë që të njollosni bukurinë e natyrës sonë me montime të pa vlera si ajo e “fantazmës” në liqenin e Fushë Studnes”.

Imazhe të tilla janë sajesa dashakeqe për të prishur imazhin e këtij parku që çdo ditë e më shumë po tërheq vizitor nga vendi dhe bota.
http://www.ata.gov.al/imazhe-te-montuara-fantazmazhper-te-prishur-imazhin-e-liqenit-ne-fushe-studne/
Nessun commento:
Posta un commento