27 luglio 2016

Lulishtja ‘’1 Maji’’ Durrës, muze te monumenti i mbuluar nga ndërtimet

26 KORRIK 2016 - 16:05 | PËRDITESUAR NË 17:17

Në  “1 Maji” në Durrës një investitor privat ruan dhe eskpozon për publikun objektet, duke i kthyer në një muze themelet e pallatit të ndërtuar ku gjatë gërmimeve u zbulua një “lagje” e tërë antike, e paprekur dhe e ruajtur në gjendje shumë të mire, e cili mendohej se datonte që nga kohët arkaike.

Personalitete të arkeologjisë, të kulturës e të artit, kanë vizituar këtë muze të periudhës Ilire, ku me fanatizëm janë ruajtur gërmimet arkeologjike nën kujdesin e veçantë të profesor Gjergj Frashërit, që ka punuar për dy vjet me ekipin e tij të arkeologëve.

Profesor Frashëri i ka bërë apel shtetit të nisë procedurat për mbrojtjen e këtij sajti arkeologjik. “E veçanta e këtij muzeu është se ai nuk është një muze që tregon vetëm ekspozimin e gjetjeve arkeologjike me vitrinat që priten të vihen në vijim, por ky muze ngrihet mbi rrugët antike të Dyrrahut, të cilat janë tërësisht origjinale, të trashëguara nga epoka antike e qytetit”, nënvizoi profesor Frashëri, gjatë prezantimit të punës së bërë.

“Të ruajtura që prej periudhës ilire janë kryqëzimi i rrugëve të shtruara me gurë dhe anësuar me portikë, trotuare nën portikët, kanale shkarkimi ujërash në të dyja anët e rrugëve, një zbulim i rrallë i periudhës iliro-helene-romake-bizantine”.

Të pranishmit kanë vlerësuar iniciativën e subjektit ndërtues “Rajfi Grup”, që me shpenzimet e tyre, dhe pa asnjë ndihmë nga shteti, bënë të mundur ruajtjen e këtij muzeu.

Haxhi Rama regjisor, Hajdar Kovaci arkitekt, Artur Lekbello, Besnik Rexha e Skënder Hidri, kanë folur rreth këtij muzeu. Kjo është e para herë që një investitor privat jo vetëm në Durrës, por në Shqipëri, ka një dokument të gjallë arkeologjik, të ruajtur dhe të konservuar me shpenzimet e tij.

rrenojat durres

rrenojat durres

rrenojat durres

http://shqiptarja.com/m/kulture/lulishtja-1-maji-durr-s-muze-te-monumenti-i-mbuluar-nga-nd-rtimet-367500.html

rrenojat durres

rrenojat durres

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate